“Nata e Kadrit sa një jetë”, Presidenti Meta uron besimtarët e kujton fjalët e Kuranit: Zoti nuk i do arrogantët dhe mburravecët

Tuesday, 19 May 2020 22:34

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Kadrit. Ai shkruan se Nata e Kadrit është sa një jetë dhe sonte qielli dhe toka përulen në lutjet tuaja, teksa uron nga Shkodra gëzuar.


Meta kujton edhe fjalët e Kuranit se “Zoti nuk i do arrogantët dhe mburravecët”.

“NATA E KADRIT, sa një mijë muaj, sa një jetë, prandaj ështe quajtur E BEKUAR. Sonte qielli dhe toka përulen në lutjet tuaja.

Gëzuar Natën e Paqes së Madhe nga Shkodra, djepi i kulturës, simbol i bashkëjetesës fetare, i qëndresës antikomuniste dhe i demokracisë.
Festat fetare këtë vit po i kalojmë në një situatë të jashtëzakonshme, por siç na porosit dhe Profeti Muhamed: Besimi më i mirë është durimi dhe shpirtgjerësia. Me dashuri dhe mirëkuptim do t’i kalojmë së bashku sfidat.Sic thotë Kurani: Zoti nuk i do arrogantët dhe mburravecët. GËZUAR NATËN E KADRIT!
ZOTI E BEKOFTË SHKODRËN DHE SHQIPËRINË! 🇦🇱”, shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri

Më herët Presidenti i Republikës zhvilloi një takim me myftiun e Shkodrës Muhamed Sytari dhe vizitoi edhe xhaminë e Parrucës. Ndërsa më pas do të lalonte iftarin bashkë me myftiun Sytari.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" m

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...