Shembja e Teatrit, ish-kryebashkiaku: Do jem në të gjitha protestat, s’e kuptoj si guxoi policia të ndërhyjë në ditë pushimi!

E mërkurë, 20 May 2020 18:26

Ish-kryetari i Bashkisë së Shëngjinit, Salvador Kaçaj, ishte i ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, ku renditi disa nga shkeljet që i janë bërë ligjit me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Kaçaj u shpreh se Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk mund të marrë vendim për shembjen e një godine, ndaj dhe ky vendim është nul.

Teksa shprehet e vendimin për shembjen e një godine e merr vetëm kryetari i bashkisë, ish-kryebashkiaku Kaçaj theksoi se një tjetër shkelje është edhe ndërhyrja e policisë në mbështetje të INUV ditën e diel, kur Policia e Shtetit është pushim dhe nuk lejohet ta bëjë një gjë të tillë.

Intervista:
Çfarë ndodhi me shembjen e Teatrit Kombëtar?
Përvec keqardhjes dhe dhimbjes si një vepër arti, ajo që është më e keqardhur është se shumë eksepertë e specialist nuk dalin të thonë se cilat ligje janë shkelur. Në rastin konkret, Këshilli Bashkiak i Tirnaës nuk ka atribut të marrë vendim për prishjen e asnjë godine. I vetmi autoritet është kryetari i bashkisë që merr vendimin. Vendimi që ka marrë këshilli bashkiak është nul, nuk ka kompetencë, është njëlloj si të marrë vendim për të prishur malin e Dajtit. Ajo që jep leje për ndërtim, ai jep leje dhe për prishjen, pra kryebashkiaku, siç ndodhi me Stadiumin “Qemal Stafa”.

Këshilli bashkiak i Tiranës ka shumë personalitete të shumë fushave, dhe të vjen keq që professor si Civici voton në mënyrë të verbër dicka që nuk është në kompetencë të tij, apo persona të tjerë. Ligji mbi pushtetin vendor e thotë qartë kur INUV duhet të marrë një aksion për prishjen e një objekti, njofton policinë, që duhet të japë mbështetje Brenda orarit të punës. Nuk e di ku e gjen kurajon ministri i Brendshëm, që i jep policisë të drejtë të ndërhyjë të dielën në orët e mëngjesit. Edhe kjo është shkelje flagrante ligjit. Pra, që nga këshilli bashkiak deri te ndërhyrja e policisë, janë shkelje të ligjit. Kam parë nje email të këshillit bashkiak, ku është thënë vetëm që “teatri do të shembet”, dhe nuk është parë asgjë tjetër.

Këto janë ligje të shkruara e zeza mbi të bardhë, që i ka caktuar vetë qeveria. Nuk e kuptoj kurajon e gjithë atyre që kanë marrë këtë vendim. Është një dhimbje e madhe, sepse teatri është tempulli i kulturës shqiptare. Një tjetër shkelje është edhe fakti se ka kaluar në pronësi të bashkisë vetëm trualli i teatrit.

Mund të atakohet në gjykatë kjo?

PD ka bërë disa padi, dhe mendoj se çdo gjykatë do t’i japë të drejtë ligjit. Por unë them si mundet policia të shkojë dhe të mbështesë INUV në një ditë pushimi, nuk di ku e kanë marrë guximin.

Presidenti Meta ka çuar dy padi kundër shembjes së teatrit, a kanë vlerë?
Kanë vlerë. Është bërë pad inga disa presidenti, opozita, aleanca për teatrin, dhe mendoj se një nga këto vendime sikur të dalë kundër shembjes është përgjegjësi e madhe ligjore.

Kush do t’i marrë përgjegjësitë?
Natyrisht, ai që ka bërë project-vendimin, që në këtë rast është kryetari i bashkisë. Ai ka bërë project-vendimin dhe ia ka dërguar këshillit bashkiak.

Ndërkohë, ju keni qenë në protestë…
Unë kam qenë në protestë do të shkoj edhe sot, pasi kam një lidhje shpirtërore, kam pas xhaxhin, që ka kaluar në të gjithë këto tempujt e artit shqiptar, ndaj dhe ndjej dhimbje për prishjen e atij teatri. Që në klasë të 4-5 na kanë çuar për ta vizituar atë teatër. Mbështes gjithë kauzën e aleancës për teatrin.

Balla tha se ishte godinë tallashi dhe duhej prishur…
Po pse nuk e rrëzoi tërmeti rreth 7-8 ballë. Po të ishte tallashi do ta rrafshonte. Pra, bien poshtë këto vlerësime. Vetëm godinë tallashi nuk ishte.

Do vazhdoni të jeni prezent në protesta?
Patjetër, do jem vetë dhe e gjithë familja për ta mbështetur dhe shkuar deri në fund kësaj kauze.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...