Pas një tjetër proteste paqësore, i përmbyllur kësaj radhe pa asnjë incident të vetëm, Aleanca për teatrin ka deklaruar se protesta e tyre do të vijojë nesër në orën 11 përballë zyrave të SPAK.
Protesta e dytë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u mbyll pa regjistruar asnjë incident. Pas disa fjalimeve të aktivistëve, regjisori Robert Budina ftoi protestuesit të mblidhen ditën e nesërme në orën 11 përballë zyrave të SPAK.
Më herët ai kërkoi reagimin e organeve të drejtësisë për akuzat që aleanca ka bërë në drejtim të kryeministrit, kryebashkiakut të Tiranës dhe një numrit tjetër personash.
“Ne akuzojmë direkt kryeministrin Edi Rama, kryetarin e nenkryetarin e Bashkise, drejtorin e Teatrit Kombetar, keshilltarin e Bashkise, ministrene Kultures qe me veoprimet e mosveprimet e tyre kane provokuar ate akt dhune te 17 majit Nje hap i pare, eshte ndalimi i cdo punimi ne truallin e Teatrit Kombeter, kerkesa nga ana e prokurorise e sigurimit te proves, e shpallja e procedimit penal per te gjithe te perfshiret, nese ska reagim te shpejte nga prokuroria, do jemi ne qe do kerkojme me force. Ju bej thirrje autoriteteve te drejtesise nderkombetare te reagojne, vendi po rreshket ne situate pasigurie”, tha Budina.
Organizatorët e protestës njoftuan sot gjithashtu mbajtjen e një peticioni ku kërkohet rindërtimi i godinës në formën që ajo kishte qenë. Sipas tyre, ambicia është të mblidhen të paktën 1 milion firma.
Ata kanë edhe deklaruar se mbështetësit e kauzës do të vigjilojnë perimetrin ku ngrihej godina duke u siguruar që mos të fillojë asnjë veprim për fillimin e punimeve për Teatrin e Ri. /