Aktori i mirënjohur shkodran, Zef Deda: Si ka mundësi që e shëmben atë Godinë Teatri, ku ishte historia e aktorëve më të mëdhenj të Kombit?!

Diel, 24 May 2020 09:07

Protesta e artistëve vazhdon për Teatrin Kombëtar. Të gjithë aktorët në Shqipëri e kundërshtojnë atë që bëri Edi Rama duke e shembur në pabesi, tradhti e me synim korruptiv.
Aktori i mirënjohur shkodran, Zef Deda ka mbajtur një fjalim emocionues gjatë protestës sensibilizuese të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në Shkodër.

Zef Deda gjatë fjalimit ka puthur muret e Teatrit ”Migjeni” duke deklaruar se nuk ka forcë në botë që ia luan themelet, si një nga trashëgimitë kulturore të Shkodrës.
Më tej Deda ka thënë se shembja e Teatrit Kombëtar ishte pabesi e tradhti dhe shtoi se nëse do të kishin qenë gjithë artistët bashkë nuk do të shembej.
”Vëllezër shkodranë, artista! Nuk ka forcë në botë që të zhvendosin themelet e kësaj (dhe puth muret e Teatrit “Migjeni”).
Me Teatrin Kombëtar, Rilindja luajti në mënyrën më vandale dhe tradhëtare. Po të ishim ne, ju artistët shkodranë, po të ishte gjirokastriti, vlonjati, korçari, të gjithë aty tërë natën nuk do guxonin.
Super komunistët, racistët, të paedukatët e të pakultuarit e Ramës u turrën si mafie.
Edhe në Londër e kanë Teatrin e vjetër, kam luajtur dhe vetë aty, e mbajnë në këmbë. Ndërsa këtu mafia moniste, kriminale, kanabiste e shkatërroi për përfitime të pista dhe arriti deri aty sa të të thonë nuk na duhet më art. Tamam të poshtër janë si Rilindje! Si ka mundësi që e shëmben atë Godinë Teatri, ku ishte historia e aktorëve më të mëdhenj të Kombit?!- tha Zef Deda.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...