Nje 25-vjeçar është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në lagjen e quajtur 'Uji i Ftohtë' në qytetin e Vlorës. Kristjan Breshanaj i kthyer vetëm 3 muaj më parë nga Belgjika u ekzekutua pak pas mesnatës së të shtunës, 23 maj 2020, rreth orës 00:30, teksa po kthehej në shtëpi në zonen e quajtur '7 pallatet'.
Vrasja - Gazetari i Ora News, informon se në vendngjarje u gjetën 10 gëzhoja, ndërkohë 5 plumba kanë goditur trupin e viktimës. I riu është goditur nga një distancë e afërt nga një automjet i llojit BMW me targa greke e cila me pas është gjetur e shkrumbuar nga flakët në lagjen 10 Korriku në Vlorë.
Në brendësi të saj është gjetur e djegur një armë e llojit kallashnikov e shkrumbuar nga flakët me të cilën dyshohet se është ekzekutuar i riu.
Kush është Kristiani? 25 vjeçari eshte vënë në pranga nga Policia e Vlorës më 23 qershor 2014, pasi në kushtet e flagrancës ju gjendën lëndë narkotike kanabis sativa. Gjithashtu, drejtonte mjetin tip 'Volkswagen' me targa AA 225AN pa leje drejtimi. Atehere ai u arrestua së bashku me një person tjetër për veprat penale, ''Prodhime dhe shitje të lëndëve narkotike ,si dhe ''Drejtimi i automjetit ne drejtim te parregullt''.
12 te shoqeruar - Policia gjatë natës ka shoqëruar 12 persona në cilësinë e dëshmimtarëve okularë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për grumbullimin e çdo prove të vlefshme me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.