Pak ditë na ndajnë nga muaji i Qershorit (zyrtarisht stina e verës) por moti ka ‘idetë’ e tij duke bërë që java që presim përpara të jetë një javë vjeshte.
Kjo thënë sepse pritet një mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu por gjithashtu edhe temperatura të freskëta në ortë e mëngjesit si dhe jo shumë të larta në ato të mesditës, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Por le ti marrim ditët me radhë.
Dita e Hënë do të ketë mot kryesisht me diell dhe nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale.
Por, përgjatë relieveve malore dhe ato kodrinore pranë tyre në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar.
Dita e Martë nis me mot me diell por duke nisur nga orët e mesditës shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Në momentin e shtimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në të gjithë territorin.
Reshjet në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike si dhe breshër lokal.
Ashtu si dita e Martë vijon edhe ajo e Mërkurë por me reshjet të cilat tashmë janë të përqendruara në relievet malore në lindje të territorit si dhe komplet zonën e jugut.
Sa i përket ditës së Enjte moti do të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira nga orët e mesditës deri ato të pasdites shoqëruar me reshje shiu në formë shtrëngatash dhe stuhi në relievet malore.
Java mbyllet me ditën e Premte dhe mot të vranët në të gjithë territorin.
Reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.