Kryeatri i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka uruar Fiter Bajramin.
“Gëzuar Fitër Bajramin shëndet dhe lumturi për gjithë besimtaret Mysliman, Zoti jua pranoftë sakrificën atyre qe agjëruan dhe u luten për te gjithë, u luten me besimin dhe shpresën qe Zoti I madh do na çoj përpara dhe të largoj të keqen dhe vështirësitë në familjet dhe vendin tonë”, shkruna Mediu në mesazhin e tij.
Ja mesazhi i plotë:
Të dashur miq Gëzuar Fitër Bajramin.
Sakrifica në emër te Zotit është sakrifica në emër te besimit qe ushqen brenda gjithsecilit forcën, dashurinë dhe mirëkuptimin se përulemi përballe tij, fuqisë hyjnore ne emer te dashurisë për njeri-tjetrin, si njerëz qe lirinë dhe dinjitetin e kemi prej tij. Askush nuk mund ta zëvendësoje vullnetin e tij, përballe tij jemi te barabarte dhe Ai di te fal, shef çdo gjë dhe na drejton në Rrugën e drejte.
Kushdo qe shtrembëron vullnetin e tij dhe kërkon te dhunoje, shaje e poshtëroje njerëzit e tij, I mohon lirinë dhe fjalën, kërkon ti tërheq zvarre dhe ti mohoje ato qe i ka fal vet Zoti do marrin turpin dhe gjykimin e tij.
Gëzuar Fitër Bajramin shëndet dhe lumturi për gjithë besimtaret Mysliman, Zoti jua pranoftë sakrificën atyre qe agjëruan dhe u luten për te gjithë, u luten me besimin dhe shpresën qe Zoti I madh do na çoj përpara dhe të largoj të keqen dhe vështirësitë në familjet dhe vendin tone.
Me respekt
Fatmir Mediu