Teatri Kombëtar ishte një kauzë e rëndësishme për çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë e veçanërisht të Tiranës aty ky brezat ndër vite, thujase prej një shekulli kanë kujtimet e tyre në atë godinë të artit dhe kulturës. Ndaj dhe kjo kauzë ka mbledhur dhe mban ende rreth vetes jo vetëm artistët dhe dashamirësit e teatrit dhe kulturës, por dhe qytetarë të shtresave të ndryshme mes tyre dhe intelektualë të fushave të ndryshme si dhe gazetarë. Dhuna e usshtruar ndaj godinës së Teatrit si institucion, por dhe kujtesë historike dhe trashgimi kulturore e Shqipërisë ishte e pashembullut, e dënuar jo vetëm nga opinionin vendas por dhe ai ndërkombëtar ku të gjitha mediat prestigjioze kanë shkruar rreth barbarisë së ndodhur në Tiranë gjatë natës së 17 majit. As rezistenca e artistëve dhe qytetarëve nuk mundi t'i përballojë dhe ndalojë efektivët specialë të armatosur deri në dhëmbë dhe numrin e madh të policëve, që fadroma të mos e rrëzonte në tokë Teatrin! Rezistenca ishte e madhe e thuajse janë të shumta dëshmitë të asaj çfarë ka ndodhur atë natë. Njëri prej tyre që pranon se është gjendur aty atë natë sikurse dhe më parë dhe i është bashkuar protestës në ditët në vijim, është edhe aktivisti dhe gazetari i ri, Edmond Duraku. Ai si një mbështetës i kauzës për mbrojtjen e “Teatrit Kombëtar”, na përshkrëuan këtë qëndresë kaq të gjatë e cila përfundoj në një mënyrë kaq të trishtë. "Protesta e iniciuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” ka gjetur mbështetjen e gjerë, njëri prej të cilëve jam edhe unë. Ne, do ta mbështetshim këtë kauzë kaq madhore për të cilën edhe mediat më të mëdha të huaja e kanë pasqyruar gjerësisht, pas dhunës së ushtruar nga shteti policor ndaj të gjithëve pjesëmarrësve. Qëndresa qytetare do të vijojë deri në triumfin mbi presionet dhe shantazhet e policisë, dhe mega skandalit të qeverisë. Kjo protestë atë natën degjeneroi në akte dhune ndaj artistëve, gazetarëve, qytetarëve dhe aktivistëve, pasi qeveria dhe plani i saj ogurzi i lidhur me një aferë korruptive, vendos të fshij një simbol të kulturës kombëtare shqiptare, por harron që “Teatri Kombëtar” është i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve. Unë prej vitesh jam karakterizuar si një pjesëmarrës në mbështetje të kauzave të drejta dhe qytetarisë dhe me forcën e fjalës gjithmonë e kam ngritur zërin ndaj padrejtësive që qeveria ka bërë ndaj qytetarëve, ndonëse më kanë sulmuar politikisht me mekanizma të fshehtë, nëpërmjet presioneve të shumta për të më kyçur gojën, por nuk ja kanë arritur. Fakti që kam zgjedhur te diplomohem edhe për gazetari me ka dhënë kurajo të qëndroj dhe mos frikësohem". Në vijim të prononcimit të tij Duraku thotë se "policia ka ushtruar terror tek secili prej nesh të cilët ishim të pranishëm aty. Shteti policor është fytyra e turpshme e kësaj qeverie, binomit Rama-Lleshaj. Policia ka ushtruar presion të hapur ndaj nesh, dikujt me gjoba, me burgosje deri në kanosje me jetë. Kemi pësuar terror, tmerr, frikë, shantazhe nga policia, ndonëse funksioni i saj është mbrojta dhe garantimi i të drejtave të njeriut. Edhe tani kur i kujtoj veprimet e tyre të pajustifikueshme, ndihem jashtëzakonisht i brengosur, por duhet qëndresë. Personalisht si gjithë të tjerët jam cënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, gazetarin Lela e tërhoqën zvarrë, ne të tjerët kemi “ngrënë”, grushta, shkelma, shkopinjë gome. Unë, pavarësisht presioneve politike, nuk do të tërhiqem nga e drejta për të protestuar kundra padrejtësive dhe në mbrojte të interesave të qytetarëve, apo pronave publike, të cilat tjetërsohen më qëllime korruptive, në fshetësi të plotë të opinionit publik, në funksion të oligarkëve, për këto kauza nuk kam ndërmend të heq dorë, sepse kjo qeveri me politikat korruptive ka larguar 500 mijë shqiptarë, nëpërmjet presionit, dhunës, humbjes së shpresës, burgosjes dhe korrupsionit". Aktivisti, Duraku në lidhje me heqjen e numrit identifikues policëve të shtetit në detyrë të cilët u përfshinë në akte dhune Duraku thotë se "veprimet, proceduarat e paligjshme ndaj nesh edhe një herë tregojne, kthimin e policisë së shtetit në vegël qorre të qeverisë Rama, këto kate janë një “shkelm” i fuqishëm ndaj demokracisë në Shqipëri, kthimin në diktaturë dhe instalimin e shtetit policor me presione të hapura ndaj qytetarëve. Madje më 17 Maj duke shembur teatrin me fadroma mund të vrisnin njerëz brenda goditës, nga papërgjegjshmëria e tyre, treguar ndaj protestuesve".
"Kam një lloj afeksioni për “Teatrin Kombëtar” në memorien time, pasi aty lindën ndjenjat e mija të para për artin dhe kulturën. Madje aty kam derdhur edhe lotët e parë gjatë kësaj proteste. Qëllimi i pushtetarëve është tinzar dhe i pistë, pasi me prishje e “Teatrit Kombëtar” ata duan të pastrojnë paratë e pista, duke ndërtuar kulla mbi teatër apo duke e privatizuar pronën publikë, diçka e kundërligjshme. Përshkallëzimi i protestave qytetarëve në mbrojtje të kësaj kauze duhet të vijoj dhe të mbështetet edhe më tepër çdo ditë. Ne do t'i shkojmë deri në fund kauzës tonë për ndërtimin e teatrit aty ku ka qenë dhe siç ka qenë edhe pse do të përballemi me presione të policisë dhe neglizhencën e qeverisë, por ne nuk do të tërhiqemi derisa qeveria të ndryshoj mendim për idenë pa projekt që ka ndërmarrë" - thotë aktivisti Duraku. Sipas tij nëse do të ishim në një vend demokratik normal, kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranës me aktet politike të ndërmarra, duhej të kishin dhënë dorëheqjen. Veprime të tilla janë të pajustifikueshme.
"Ndërkombëtarët, dhe të huajt po i vëzhgojnë me detaje veprimet e tyre dhe Shqipëria do ta pësojë për shkak të pushtetarëve tonë që mos të aderojmë në BE, ëndërr të cilën e kam që kur kam qenë fëmijë. Shqipëria menjëherë duhet të çlirohet nga autoritarizmi i klikës në pushtet dhe robërimi i modelit neokomunist ose në të kundërt do vazhdojmë ta pësojmë nga disfata në disfatë, nga zhgënjimi në zhgënjim. Shumë të rinj janë larguar pasi nuk gjejnë shpëtim tek kjo qeveri autokrate, të korruptuar dhe shpërdoruese e parave publike, hakmarrëse dhe primitive, pasi papunësia është rritur, jeta nuk është e sigurt pasi mafia ka zaptuar vendin, policia është kthyer në mjet presioni për shuarjen e zërave kritik ndaj qeverisë Rama. Aktivisti Edmond Duraku pas vitit 2013 me ardhjen e te majtes ne pushtet iu eshte bashkëngjitur shuma kauzave deri tek mbrojtja e teatrit Kombetar. Si shtetas me të drejta të plota në Republikën e Shqipërisë Duraku thotë se: "Unë jam përfshirë në çdo protestë qytetare, paqësore. Kujtoj protestën e të rinjve shqiptarë që triumfuan ndaj pazareve të pista të qeverisë Rama, protesta kundër demontimit të armëve kimike siriane në Shqipëri në Nëntor 2013. Kujtojë protestën për mbrojtjen e betonimit të “Parkut Kombëtar” te Liqeni Artificial. Kujtoj protestën kundra burgosjes së qytetarëve për energjinë elektrike, për varfërinë, për braktisjen e vendit nga të rinjtë. Kujtoj qëndresën 3 mujore në çadrën e Lirisë në shkurt-maj të vitit 2017. Unë mbetem një shpirt i lirë, një shpirt protestues kundra padrejtësive të qeverisë ndaj qytetarëve të saj, prandaj unë jam përfshirë që prej vitit 2013 fuqishëm në çdo protestë, madje edhe duke e pësuar, ndonëse jam ndeshur shpesh në sulme të pastra politike, do vijoj ta bëj, sepse ky shtet drejtohet nga krimi dhe bandat e lidhur me pushtetin".