Vendimi i plotë/Shtyhet pagesa e kredive, kategoritë që përfitojnë. Ja si duhet vepruar

Premte, 29 May 2020 10:19

Qytetarët dhe bizneset, që janë në pamundësi financiare për të përballuar këstin e kredisë, do të kenë mundësi ta shlyejnë atë pas muajit gusht të këtij viti.Sejko

Banka e Shqipërisë ka marrë dje vendimin për shtyrjen me tre muaj, deri në 31 gusht të këtij viti, të kësteve të kredisë duke çliruar nga kjo “barrë” të gjithë ata që janë në vështirësi ekonomike, si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

VENDIMI

Edhe në muajin mars, para se Shqipëria të futej në karantinë, Banka e Shqipërisë, pas negociatave me bankat e nivelit të dytë, doli me vendimin për shtyrjen me tre muaj të kredive.

Qysh në fillim, Guvernatori Sejko bëri të ditur se bëhet fjalë për 2 miliardë euro kredi dhe rreth 21 mijë raste apo kontrata, që do t’u ofrohet mundësia e likuidimit të pagesës në një moment të dytë.

“Në kushtet kur akoma vazhdojnë të evidentohen vështirësi për kredimarrësit dhe bankat si pasojë e kësaj situate, si dhe me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të ngritura nga biznesi dhe nga Shoqata Shqiptare e Bankave, autoriteti mbikëqyrës miratoi disa ndryshime në rregullat për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat, të cilat synojnë lehtësimin për bankat, kryesisht nëpërmjet: pezullimit të përkohshëm të zbatimit të detyrimit që rrjedh nga kërkesat për administrimin e rrezikut të kredisë, për klasifikimin dhe provigjonimin e kredive për të gjitha kategoritë e klientëve edhe për një periudhë tjetër, nga data 1 qershor deri më 31 gusht 2020, për arsye të vështirësive financiare dhe rënies së aftësisë paguese të huamarrësve, ndikuar nga situata e krijuar”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.banka-Shqiperise

Lajmi për shtyrjen me tre muaj të kredive u dha edhe nga Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Bashkëfirmosëm me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive, deri në 31.08.2020. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020 me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.
APLIKIMI
Është me rëndësi të qartësohet se nga vendimi për shtyrje nuk mund të përfitojnë të gjithë. Kjo do të thotë që, për qytetarët që nuk u janë prekur të ardhurat dhe për bizneset që nuk janë dëmtuar nga pandemia, pagesa e kësteve do të vijojë të kryhet në datën e caktuar.

“Kredimarrësit, aftësia paguese e të cilëve nuk preket apo dëmtohet nga kjo situatë, duhet të vijojnë normalisht shlyerjen e detyrimeve të tyre me bankat”, ka bërë të qartë Banka e Shqipërisë. Ndërkohë, ata që gjenden në vështirësi mund të paraqiten pranë bankës ku janë kreditorë për të plotësuar një formularkërkesë, me anë të së cilit të kërkojnë shtyrjen e kësteve pas muajit gusht, duke vënë në dukje edhe arsyet e mospagesës në kohë. Më pas do të jenë bankat, ato të cilat do të thonë fjalën e fundit për shtyrje apo jo, duke qenë se vendimi i Bankës së Shqipërisë nuk është “detyrues”.

Ajo çfarë ka bërë BSH-ja është se ka krijuar infrastrukturën e nevojshme që qytetarët të mos përballen me përgjigje negative nëse kërkojnë shtyrje të pagesave. Po dje është marrë edhe vendimi i pezullimit të përkohshëm të krijimit të fondeve rezervë për pasuritë e paluajtshme të përftuara kundrejt shlyerjes së kredive deri në muajin dhjetor 2020.

Po ashtu, bankave u jepet mundësi të ristrukturojnë marrëdhëniet aktuale të kredive, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme në varësi të aftësisë paguese të kredimarrësve deri më 31 dhjetor 2020, pa kosto shtesë të provigjoneve dhe pa përkeqësim të statusit të huamarrësve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...