Horoskopi 31 maj, ja parashikimi i yjeve për ju

Diel, 31 May 2020 00:42

Dashi

Gjithçka do jetë në rregull deri në orën 16:30 pasdite, më pas Hëna do krijojë pengesa: mund t’ju bëjë të ndjeheni të lodhur. Përpiquni t’i lejojini vetes një moment pushimi: organizoni programe të qeta me të dashurit tuaj, që të jeni në gjendje të gjeni gëzimin! Shmangni qëndrimet kritike ndaj të dashurit tuaj.

Demi

Do jetë një e diel fantastike, nga ndjenjat deri tek emocionet. Do shijoni një ditë të bukur pranvere me shumë ngjyra dhe aroma të mira. Do ndiheni të bukur si brenda dhe jashtë, sensualiteti juaj do ju shoqërojë çdo moment të ditës. Sot përparësia varet nga krijimtaria, dhe falë Hënës në Virgjëreshë.

Binjakët

Ju mund të ndjeheni pa humor dhe të pa motivuar për shkak të Hënës në Virgjëreshë. Mos bëni gabime dhe kujdesuni për partnerin dhe marrëdhënien tuaj. Nëse doni t’i kurseni vetes siklete dhe probleme, jini besnikë dhe të sinqertë. Do përjetoni lodhje fizike dhe dhimbje shpinë. Bëni një dush të nxehtë, uji ka fuqinë të largojë ankthet.

Gaforrja

Do jetë një ditë mjaft pozitive për ju sot. Do kënaqeni shumë nëse do i përkushtoheni hobit tuaj të preferuar dhe të organizoni programe të bukura me njerëzit që keni pranë. Dashuria do jetë në krizë. Do jetë një ditë e përshtatshme për gjutinë e beqarëve. Mos hiqni dorë nga aventurat dhe flirtimet.

Luani

Gjatë kësaj dite do plotësohen të gjitha dëshirat që ke dhe planet tuaja do përfundojnë me shumë sukses. Në marrëdhënien në çift, krijoni më shumë hapësirë për ëndrrat dhe emocionet. Hidhni hapin e parë: ndërmerrni iniciativën me një gjest të këndshëm romantik për të riafirmuar ndjenjën tuaj.

Virgjëresha

Do jetë një ditë e shkëlqyeshme për ju falë mbështetjes së Hënës. Përfitoni nga mundësitë që fati ju ofron dhe pranoni një propozim të ri! Edhe nëse jeni pak të rezervuar dhe të heshtur, në kompani do të vlerësoheni për aftësinë për të përballuar shumë angazhime. Në sektorin privat, do jeni në gjendje të përballeni dhe të zgjidhni një keqkuptim me të dashurin tuaj.

Peshorja

Ditën e sotme do ju mungojë motivimi dhe energjia për t’u përfshirë një një ngjarje. Për momentin arritja e suksesit është shumë e vështirë, prandaj është më mirë të hiqni dorë nga ambicjet tepër të guximshme. Si e diel që është lini mënjanë projektet dhe punët dhe fokusoheni tek relaksi e qetësia.

Akrepi

Hëna do ju sjellë humor të mirë, optimizëm dhe besim të palëkundur për të ardhmen. Përdoreni këtë moment për të realizuar një dëshirë të vogël që e keni lënë jashtë për shumë kohë. Nëse jeni çift, mund të kërkoni edhe mbështetjen e partnerit për çdo gjë. Shtyni disa nga angazhimet që keni dhe përpiquni të relaksoheni.

Shigjetari

Do përballeni me një ditë të lodhshme. Do të jetë mirë të vlerësoni me kujdes marrëdhëniet sentimentale: kushtojini vëmendje maksimale çdo sjelljeje të pasaktë të partnerit. Humori do të udhëtojë me rrymë alternative, do të kaloni nga momentet euforik dhe gëzimi, në irritim të vërtetë.

Bricjapi

Yjet do ju bëjnë të kaloi një të dielë shumë të këndshme. Për ata me plane ambicioze, kjo është dita e duhur për të guxuar. Nëse jeni çift do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për partnerin tuaj. Me Hënën në Fushën e Nëntë, një tërheqje e papritur do të bëjë që shumë beqarë të ndryshojnë mendjen dhe gjendjen e tyre.

Ujori

Atmosfera ndryshon dhe përmirësohet orë pas ore! Ju mund t'i jepni këshilla të mira dikujt që mendoni se është i dobishëm dhe i rëndësishëm në jetën tuaj. Do të jeni shumë të mençur sot, si me miqtë tuaj të zakonshëm, ashtu edhe me të dashurin tuaj! Ditë ideale për të shpëtuar nga rutina, nga vendet e zakonshme, nga fytyrat e zakonshme, Dita Ideale për të thelluar tema të pazakonta.

Peshqit

Pak siklet, për shkak të Hënës në Virgjëreshë, por me pak qetësi dhe disponueshmëri gjithçka do bëhet më e lehtë. Nga ana tjetër do jeni i zgjuar si dhelpra dhe do realizoni një projekt të shkëlqyeshëm. Nëse jeni të lidhur mos interpretoni negativisht fjalët e partnerit, jini shumë mirëkuptues dhe objektiv.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...