Babai i vajzës së dhunuar seksualisht nga roja i shkollës, Abaz Doku, dhe tre minorenë, ka qenë sot i pranishëm në protestën e organizuar nga shoqëria civile, kundër dhunës ndaj të miturve.
Në fjalën e tij para mediave, ai deklaroi se është në hasmëri dhe i kërkoi shtetit që ta shpërngulë në një shtëpi tjetër sepse i bëjnë shantazh se do ta vrasin.
“Dëgjova në parlament sot se Edi Rama denoncoi atë djalin. Po për veten time çfarë bëri Edi Rama. Nuk ka vajzë ai, ka djalë. Unë e dëgjova parlamentin në televizor, i lutem fëmijëve, vëllezërve dhe ministrisë së arsimit se fëmijët me një karamele, një akullore gënjehen.
Të rrinë sa më afër fëmijës mësuesja kujdestare, drejtori, drejtoresha, psikologia dhe jam vet i gjashtë jam në hasmëri. I lutem shtetit që të na çojë në një shtëpi tjetër dhe Elvis Naçit, kam një hyrje në filan vend, të na e ndërrojë kokë për kokë. Shkoj tek shtëpia në Paskuqan, më bëjnë shantazhe, do të vras.
Aty është komitet i vogël, unë tani kam shkuar në Babrru, ku gjejnë e bëjnë. I lutem drejtoreshës së Ministrisë së Arsimit, mirë që e vuajti vajza ime, mos ta vuajnë të tjerët. Ai që e bëri, u kalb atje. Unë do e kisha vrarë, po mirë që hyri në burg. Nëse qeveria nuk i jep dënimin e merituar, do ia jap unë si prind. Ai mos të dalë gjallë se jo vetëm mua, por të gjithëve, por kanë pasur frikë të flasin në Babrru”, tha babai para mediave.