VIDEO/ Italiani i famshëm rrezikon jetën në Shqipëri

Saturday, 06 June 2020 16:00

‘Momente frike për Vittorio Sgarbin pasditen e djeshme në një plazh në bregdetin e Palasës, në jug të Shqipërisë, ku ishte mysafir’.

Kështu shkruan faqja e internetit e kritikut italian të artit dhe politikanit teksa publikon pamjet e aventurës së frikshme që ka zgjatur disa minuta.

 

 

Gjatë një zhytje në det, kritiku i njohur i artit, i zënë befas nga forca e valëve, papritmas u zhduk në valë, dhe pastaj u shfaq përsëri, duke u përkulur në mënyrë të dukshme; për ta shpëtuar ka vrapuar vajza e tij Alba dhe një roje shpëtimi nga vendpushimi, i cili me vështirësi e ndihmoi të arrinte në breg.

Veç protagonistit momente frike dhe për të afërmit dhe miqtë që e shoqëronin, ndërsa në incident Sgarbi humbi syzet e tij që nuk i heq kurrë.

 
 

 
 
 
 
Login to post comments