Horoskopi 7 qershor, ja parashikimi i yjeve për ju

Diel, 07 June 2020 09:06

Dashi

Hëna do ju trondisë pa arsye dhe do e bëjë të pamundur marrëdhënien me familjen dhe partnerin. Do duket se është e pamundur për të gjetur një pikë takimi me njerëzit përreth jush. Më mirë të zhvendosni vendimet dhe nismat për të martën. Pavarësisht kohës së ngrohtë, kini kujdes nga shëndeti.

Demi

Ju nuk mund ta përfundonit më mirë se kaq javën! Klima pozitive vazhdon në jetën tuaj; interesa të reja dhe njerëz të rinj hyjnë në jetën tuaj. Siç sugjeron Hëna në Kampin e nëntë, dita është e shkëlqyeshme për marrëdhëniet shoqërore: ju do të transmetoni energji pozitive, do të ndërmerrni nisma që do të vlerësohen dhe ndahen nga partneri dhe miqtë tuaj! Udhëtoni më shumë.

Binjakët

Hëna në Bricjap: Mendja juaj shkon në drejtime të ndryshme, mendimet variojnë nga çështjet financiare deri tek suksesi që duket se për momentin janë të bllokuara. Do të krijohet mundësia për të zgjidhur shpejt një problem që ju bezdis; do të keni dikë pranë jush që do t'ju japë stimujt dhe sugjerimet që ju nevojiten tani.

Gaforrja

Hëna në Bricjap është kryesisht martesë. Do rregullet qëndrueshmëria në martesën tuaj, deri më tani keni qenë të penalizuar nga mungesa e dialogut, paqartësitë dhe nga dyshimet që keni pasur për të dashurin tuaj. Më mirë numëroni dëri në 10 pastaj të flisni dhe të veproni.

Luani

Ju keni një humor pozitiv, të paktën për sa kohë që nuk përballeni me kundërshtime. Përkushtojuni vetes dhe bëni atë që ju pëlqen, por mos harroni gjërat e rëndësishme. Marrëdhëniet me miqtë janë stimuluese. Qëllimi i ditës do jetë shpëtimi nga mërzia dhe jeta e përditshme, nuk ju mungon aspak forca e mendjes.

Virgjëresha

Mirëmëngjes, Virgjëreshë! Do të keni ndikime të shkëlqyera nga yjet për projektet që keni. Momentet e argëtimit do jua bëjnë ditën më të bukur. Ju keni aftësinë të lini pas problemet dhe të merrni jetën ashtu siç vjen. Do keni një marrëdhënie të fortë dashurie.

Peshorja

A dëshironi të merreni me planet tuaja? Mos jini të padurueshëm, ju po ndërtoni ndërtesën e suksesit tuaj e kjo varet nga themelet! Do përballeni me disa ngjarje të paparashikuara, nëse keni dyshime, besojani një miku, veçanërisht nëse është një mik i vjetër të cilit i besoni me sy mbyllur. Përmbush çdo kërkesë nga i dashuri juaj.

Akrepi

Një e Diel pozitive, Hëna ju ka vendosur në një pozicion stimulues deri nesër në mbrëmje. Kënaqësitë dhe sukseset do të tejkalojnë pritjet tuaja. Miqësi të reja do të lindin në këtë ditë por edhe projekte të reja që do të realizohen në ditët në vazhdim ... Lajm i mirë edhe nga partneri i cili do t'ju japë shumë: mbështetje, mirëkuptim dhe dashuri!

Shigjetari

Yjet të përqëndruara në Fushën tuaj të dytë, atë të parave. Me Hënën përballë Mërkurit është më mirë të hiqni dorë nga negociatat e biznesit ose lëvizjet e forta të parave: ju rrezikoni të bëni gabime, të komprometoni një fitim të marrë tashmë si të mirëqenë. Do të ketë një harmoni të mirë në çift, do të bëni gjithçka që marrëdhënia të funksionojë.

Bricjapi

Me Hënën në shenjë ju do nisni një ditë të këndshme. Do të jeni më pak të dyshimtë, më pajtues dhe tolerantë se sa jini zakonisht. Do të keni gjithashtu një sens të këndshëm humori dhe do të jeni në gjendje të qeshni edhe me veten tuaj: pothuajse një mrekulli! E diela është ideale për sqarimin e çështjeve si në familje ashtu edhe me partnerin tuaj.

Ujori

Ditë delikate për mirëqenien tuaj; pritet një nervozizëm dhe prekshmëri e mundshme ndaj sëmundjeve sezonale. Një lajm, mund t'ju bëjnë të mbylleni në shtëpinë tuaj dhe të dëshironi situata që përcjeni vetëm qetësi. Dikush (partneri, një mik), mund të ndjehet i lënë jashtë. Dikush do t'ju lejojë të shprehni talentin tuaj të fshehur.

 Peshqit

Hëna në Bricjap është e qetë dhe premtuese në shenjën tuaj. Energjitë pozitive ju ëmbëlsojnë karakterin dhe gjendjen shpirtërore. Venusi, nuk është aq miqësor ndaj jush, i gatshëm për të krijuar një pengesë në frontin e dashurisë. Zgjidh më mirë të kalosh mbrëmjen me miqtë tuaj të vjetër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...