‘Kina po tenton të sabotojë kërkimet për vaksinën’

Diel, 07 June 2020 13:13

BBC

Senatori republikan amerikan, Rick Scott, ka akuzuar Kinën se po tenton të sabotojë kërkimet për prodhimin e një vaksine për koronavirusin.

 
 
 

Duke folur për BBC-në, ai tha se Kina ka vendosur të bëhet një kundërshtare.

 
 
 

“Ne duhet ta përfundojmë këtë vaksinë. Për fat të keq kemi prova se Kina komuniste po përpiqet që të na sabotojë ose të na ngadalësojë,” tha Scott.

 
 

“Nëse ne do e bëjmë të parët, ose Anglia, ose dikush në Europë, ne do e ndajmë mes nesh. Kina nuk do e ndajë me ne”.

I pyetur se çfarë provash ka për të justifikuar këto komente, ai tha: “Ka prova... ato kanë ardhur përmes agjencisë sonë të inteligjencës... ka prova që ata janë përpjekur të sabotojnë ose ta ngadalësojnë atë”.

“Është zhgënjyese ajo që na bëri Kina të gjithëve... na gënjyen për këtë, ne mund të ishim përgatitur më mirë”.

Kina tha se informoi SHBA për koronavirusin që më 4 janar, kur sëmundja ishte ende e panjohur.

Presidenti Xi Jinping ka thënë gjithashtu se një vaksinë- nëse krijohet apo jo nga Kina- do të shpërndahet globalisht. “Kontributi i Kinës do jetë jetë sigurimi i eksesit te vaksina edhe për vendet në zhvillim”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...