Vendimi i Apelit për Luan Dacin: Fshehja e masës disiplinore nuk është falsifikim

E Enjte, 11 June 2020 16:33

Në vendimin për shfuqizimin e masës së sigurisë ‘pezullim nga detyra’ të gjyqtarit Luan Daci; Gjykata e Posaçme e Apelit shprehet se fakti që gjatë aplikimit në Kuvend ai ka gënjyer për një masë disiplinore nuk përbën vepër penale.

Të premten me 5 qershor, Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shfuqizoi vendimin e shkallës së parë për dhënien e masës së sigurisë “pezullim nga detyra” për gjyqtarin e KPA-së, Luan Daci.

Në vendimin e marrë nga gjyqtarët Dhimitër Lara, Nertina Kosova, një kopje e të cilit është parë nga BIRN, Gjykata e Posaçme e Apelit argumenton se paraqitja e të dhënave të rreme gjatë procesit të aplikimin në Kuvend për një post në institucionet e vetingut nga Daci nuk ka elementë të veprës penale të falsifikimit.  Ndërkohë, anëtari i tretë i trupës Sokol Binaj pritet të dalë me vendim pakice

“Në vështrim  të argumenteve të prokurorit dhe provave të parashtruara nga ai, ky kolegj verifikon se ato përfaqësojnë ose provojnë faktin ‘e largimit nga detyra e gjyqtarit për shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë,’ ashtu dhe të ‘mos-deklarimit të kësaj mase disiplinore” nga i hetuari Luan Daci,” shprehet Gjykata e Apelit, ndërsa nënvizon se këto fakte janë të ndryshëm nga pretendimi i prokurorisë se ai ka falsifikuar dokumente.

“Mos-paraqitja, mos-shënimi apo sidoqoftë mohimi nga z. Luan Daci, i masës disiplinore të largimit nga puna është një fakt që i mungon kundërligjshmëria,” shton Gjykata e Apelit.

Gjyqtari Luan Daci është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, bazuar në dyshimin se ai ka paraqitur të dhëna të rreme gjatë procesit të rekrutimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Prokurori pranë SPAK, Klodian Braho i cili hetoi këtë çështje dhe përfaqësoi në shkallën e parë nuk preferoi të jepte koment lidhur me vendimin e Apelit, ndërsa ai tha BIRN se “çështja është në hetim.”

Drejtuesi i SPAK, prokurori Arben Kraja i tha BIRN se do të kryejnë rekurs ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe shtoi se janë duke pritur mendimin e pakicës.

Ndërkohë, ish-prokurori Gentian Trenova, aktualisht kryetari i shoqatës “Drejtësi për Drejtësinë” – e cila përfaqëson interesat e magjistratëve të shkarkuar si pasojë procesit të vetingut, i tha BIRN se vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit do të ndikojë në rëndimin e situatës së paligjshmërisë në vendimet që do të marrë KPA nga trupa gjykues ku pjesë është edhe gjyqtari Luan Daci.

“Ky vendim do të rëndojë akoma më shumë situatën e paligjshmërisë, sepse edhe vendimet e tjera që do të merren nga KPA me anëtar të trupit gjykues Luan Daci, do të konsiderohen më pas juridikisht pa fuqi ligjore, të pavlefshme dhe në kundërshtim me parimin themelor të neni 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që thotë se individi ka të drejtën e një gjykimi nga një gjykatë e caktuar me ligj”, theksoi Trenova.

Sipas Trenovës, duke qenë se vetë Gjykata e Apelit shprehet se Institucionet shtetërore që u morën me përzgjedhjen e kandidatëve dështuan në verifikimin e dokumentacionit, duhet të hetohet edhe në këtë drejtim.

“Kështu, përgjegjësia ligjore duhet të kalojë te neglizhenca e organeve shtetërore që duhet të verifikonin këtë situatë paligjshmërie dhe të mos lejonin emërimin e Luan Dacit në postin e anëtarit të KPA,” tha Trenova.

“Kjo neglizhencë nuk përjashton edhe përgjegjësinë penale pasi kemi të bëjmë me veprën penale të shpërdorimit të detyrës duke sjellë pasoja të rënda procesit”, përfundoi ai./ Reporter.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...