Fatkeqësi në Postën e Kosovës: Infektohen 12 punonjës me gjithë familjet, priten të tjerë

Premte, 12 June 2020 08:19

Posta e Kosovës po përballet me një krizë të shkaktuar nga COVID-19. 12 punonjës të saj, bashkë me familjet, përfshirë fëmijët, janë infektuar nga koronavirusi. Gjithçka ka ndodhur sepse nuk e kanë respektuar aspak distancimin fizik.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës, Etrit Hoti, deklaroi sot se “nga e premtja po përballemi me gjendjen më të rëndë në historinë e Postës së Kosovës.

Infektimi i një numri kaq të madh të punëtorëve e faktkeqesisht edhe anëtarë të familjeve të tyre, na ka shokuar.
Dhjetëra të tjerë janë në ankth e presion psiqik në pritje të rezultateve e u bë një javë nga konfirmimi i rastit të parë.

Pse na ndodhi ky tmerr në Postë? A ka qënë e mundur të parandalohet që së paku të mos marrë përmasa kaq të mëdha?

Në asnjë zyrë në Drejtorinë e Postës nuk është respektuar distanca fizike as 30 centimetra!!

Deri më tani janë 12 kolegë janë  konfirmuar pozitivisht. Prej tyre edhe familjarë, përfshirë fëmijë!

Dikush duhet me dhënë përgjegjësi për këtë fatkeqësi që ka ndodhur e po ndodh në Postën e Kosovës!

Kolegëve ju uroj shërim të shpejt. Jemi me ju.”

Modifikuar më Premte, 12 June 2020 09:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...