Testi i Letërsisë në Maturë/ Gjekmarkaj: Fyerje për gjuhën, nuk kishte as kuptim e as sens

Hënë, 15 June 2020 21:50

Profesori i Letërsisë Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për provimin e letërsisë të Maturës Shtetërore deklaroi se testimi ishte fyerje për gjuhën, pa kuptim e pa sens.

Gjekmarkaj u shpreh se disa profesorë letërsie dhe gjuhe kanë argumentuar se 30 pyete të testit ishin pa logjikë.

 
 
 

“Unë mendoj që është gabuar në formulim, është gabuar në konceptimin e testit dhe në mënyrën si kërkohet nga maturantët të japin dijet e tyre. Është transformuar gjuha shqipe. Korrigjimi dixhital është i ftohtë në interpretimin e gjuhës dhe letërsisë.

 
 
 

Mendoj se këta studentë nuk e kanë merituar këtë test. Edhe gjuhëtari Ardian Vehbiu thotë se kjo e Turit është fyerje për gjuhën. Po ashtu profesoresha e letërsisë Dhurata Shehu nxjerr së paku 30 pyetje me gabime logjike. Edhe profesorë të tjerë kanë dhënë kritikat e sakta. Testi ishte një gjë pa kuptim, pa sens”, tha Gjekmarkaj.

 
 
Login to post comments