Më i frikshëm është raporti mes testimeve dhe të infektuarve

Tuesday, 16 June 2020 11:37

 

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë konfirmuar 82 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke shënuar një tjetër rekord negativ. Ndërkohë, bëhet e ditur se ka ndërruar jetë një 68-vjeçar me Covid-19, duke e çuar në 37 numrin e të vdekurve nga koronavirusi.

Por më i frikshëm është raporti mes numri të testimeve dhe personave të pikasur me koronavirus.
Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 82 persona, pra të paktën një në katër testime rezulton pozitiv.

Shqipëria ka kryer vetëm 21.177 testime, kurse Maqedonia fqinje ka kryer të paktën 43.881 testime. Çdo ditë ajo kryen dy deri në tre herë më shumë testime se Shqipëria.

Pyetja që lind është se sa raste të reja do regjistroheshin në ditë në Shqipëri, në rast se do shtoheshin testimet?

Nga ana tjetër, dihet që qeveria është në hall se nuk ka testime të mjaftueshme, kurse në Maqedoni testimet kryhen nga shteti dhe privatët, diçka e ndaluar që në fillim nga qeveria shqiptare.

Login to post comments