Shoqata e Transportit Publik Qytetas dhe Ndërqytetas kanë protestuar sot para Ministrisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku kërkojnë hapjen e plotë të punës në kushtet e situatës së pandemisë, ndërsa nuk pranojnë “pagën e luftës” nëse kërkesa e tyre kryesore nuk merret parasysh.
Por ajo që spikati në protestën e tyre ishte përfshirja e “Turit” personazhit që trazoi mendjet dhe mundin e maturantëve këtë vit e u kthye në meme, ironi e tallje por edhe parrullën e tyre kryesore të protestës.
Ndërsa parulla më e famshme e maturantëve ishte “Çfarë bëri Turi se na iku truri”: oër të treguar absurditetin dhe pakorrektësinë e altrnativave që duhet të zgjidhnin, edhe shoferët e transportit publik e përdorën këtë personazh.
Në parrullat e tyre mudn të lexoje: “Edhe Turi le ta di, pa transport nuk ka qetësi”, apo “Babi i Turit është shofer autobusi”, “A do bëhet turi shofer autobusi?!” “Edhe Turi e do transportin publik”.