Shkoi të shërohej në QSUT, noteri krutan vdes nga koronavirusi

Premte, 19 June 2020 11:17

Vazhdon të rëndohet bilanci nga COVID-i në Shqipëri.
Një 69-vjeçar nga Kruja i shtruar te Infektivi ndërroi jetë duke e çuar në 42 numrin e viktimave në total nga fillimi i pandemisë.
Pacienti që ndërroi jetë sot është një noter 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute, i prekur nga Covid19.

Pacienti nga Kruja që ndërroi jetë te Infektivi ka qenë me profesion noter dhe u infektua në QSUT ku shkoi për t'u kuruar nga leucemia akute.
Ministria e Shëndetësisë thotë se pavarësisht mjekimit intensiv prej 10 ditësh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

Vetëm në 24 orët e fundit, 4 qytetarë kanë humbur betejën me sëmundjen vetëm në 24 orët e fundit, 3 dje dhe një sot.

Login to post comments