Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka qenë e zëshme në vazhdimësi për përfshirjen amerikane në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
S’fundi ajo ka kritikuar emisarin Richard Grenell, se s’ka arritur ndonjë rezultat me marrëveshjet e nënshkruara deri tash në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Pas një kritike të tillë të eurodeptuetes gjermane, Grenell i ka rikujtuar asaj faktin se Evropa vazhdon ta mbajë Kosovën të izoluar pa liberalizim vizash.
Në një debat të tillë është përfshirë edhe kreu i AKR-së, ish-kryediplomati, Behgjet Pacolli, i cili njejtë ka pyetur gjermane se pse s’po liberalizohen vizat për kosovarët.
Cramon i ka thënë që ta thërras e ta pyes Emmanuel Macronin, pse spo ndodh një gjë e tillë, derisa në debat e sipër ka treguar edhe disa prej arsyeve pse s’po liberalizohen vizat për Kosovën.
“Çfarë kam dëgjuar jozyrtartisht nga Berlini është “më pak korrupsion, më pak kapje të shtetit dhe më shumë sundim të ligjit”, do të ndihmonin heqjen e regjimit të vizave. A do ta shpërndani këtë”, i ka thënë Cramon-Pacollit, shkruan Express.
Tutje Pacolli ka reaguar duke i thënë euro-parlamentares nëse Komisioni Evropian ka gënjyer kur ka thënë se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave.
Cramon ka thënë se s’ka të bëjë me kushtet, por me hezitimin e dukshëm të disa vendeve anëtare.
“Aspak. Unë jam në favor të liberalizimit të vizave.Gjithmonë kam qenë. Por ngurrimi i disa vendeve anëtare është i dukshëm. Po përpiqem të sqaroj ku i ka rrënjet ky ngurrim dhe si përgjigjen kur i pyesim për arsyet e mos liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka thënë Cramon./Express/