Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka kritikuar ashpër Komitetin Teknik të Ekspertëve duke e cilësuar si politike një pjesë që sjell dëm.
Dasho shprehet se vetëm dy përfaqësuesë të Komitetit të Ekspertëve që janë të respektuar janë distancuar kurse pjesa tjetër gjithologe ëshë më e dëmshmja.
Ai i bën thirrje anëtarëve të Komitetit të Ekspertëve të bëjnë punën për ët cilën paguhen dhe mos bëjnë më dëm vendit.
STATUSI NGA ERION DASHO
Komiteti ynë i ekspertëve është një univers më vete. Ka një pjesë politike, me të cilën nuk ja vlen të merresh sepse nuk janë ekspertë, por politikanë. Pjesa “e urtë” është sa për dekor, është e ndërgjegjshme për këtë dhe prandaj “rri urtë”.
Pjesa dinjitoze (fatkeqësisht, në minorancë) i bën nder karrikes ku është ulur. Dy përfaqësues të respektuar të kësaj minorance, këto ditë janë distancuar nga keqpërdorimi që i është bërë komitetit nga politika.
Pjesa gjithologe është pjesa më e dëmshme. Kjo pjesë është edhe infeksioniste, edhe epidemiologe, edhe imunologe, edhe njohëse e shëndetit publik. Sigurisht pa njohur asnjë nga këto shkenca ashtu siç duhet…
Gjithollogët bëjnë zhurmë, kërkojnë protagonizëm, debatojnë duke përdorur terma “shkencorë” (të cilët shpesh nuk i kuptojnë), ngrenë zërin, akuzojnë, kërcënojnë dhe prishin punë më shumë se gjithë të tjerët bashkë.
Së fundi, kanë nisur të ngjallin edhe panik (ndoshta të nxitur apo të joshur). Mësuan nga gjithollogët ndërkombëtarë se po të ngjallësh panik, ngjall edhe respekt…
BOLL!!!
MJAFT DËM I SOLLËT KËTIJ VENDI!
BËNI PUNËN TUAJ PËR TË CILËN PAGUHENI SA NGA SHTETI, SA NGA PROJEKTET TË CILAT KANË 30 VJET QË FINANCOHEN, POR AKOMA NUK KANË QULLOSUR GJË!
KENI 30 VJET QË NGRINI SISTEM “SURVEJANCE” DHE KUR KY SISTEM LIPSET, NUK ËSHTË GJËKUNDI!
KENI 30 VJET QË “TRAJNONI” MJEKË DHE INFERMIERË DHE KUR KËTA DUHEN NUK JANË!
KENI 30 VJET QË NGRINI LABORATORË, POR KUR KËTA LABORATORË DUHEN, NUK JENI NË GJENDJE TË TESTONI AS SA VENDET AFRIKANE!
MË MIRË, MJAFT!
HAPNI KRAHUN DHE LINI TË RINJTË TË BËJNË DIÇKA!
BOLL NA MORRËT NË QAFË!!!