Rëndohet situata te Infektivi, të shtruar edhe mosha të reja

E mërkurë, 24 June 2020 11:50

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 67 raste me koronavirus në vendin tonë dhe një humbje jete.

Një 34-vjeçare nga Librazhdi, e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid-19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.

"Vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid-19, përfshirë edhe mosha të reja. Në Spitalin Infektiv ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë,14 prej tyre janë në terapi intensive," deklaroi MSH.

umrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Kruja me 18 raste, 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë. Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Në vendin tonë janë aktualisht 850 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë- 377

Durrës- 165

Shkodër- 135

Vlorë- 69

Fier- 39

Lezhë- 24

Korçë- 18

Kukës- 10

Elbasan- 9

Gjirokastër- 2

Berat- 2

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Një vatër e re zjarri rrezikon banesat e Rrethit të Epër në Lezhë

Kronikë

Një vatër e re zjarri rrezikon banesat e Rrethit të Epër në Lezhë

  Një vatër e re zjarri rrezikon banesat e Rrethit të Epër të Lezhhës. Edhe pse nga forcat zjarfikëse është tentuar të ndërpritet vijimi i tij, ka qenë e pamundur, madje duke...

Manjani:Rama ndau popullin nga Perëndimi, kurse fryma do merret me leje nga shteti

Politikë

Manjani:Rama ndau popullin nga Perëndimi, kurse fryma do merret me leje nga shteti

  Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një arsyetimi të detajuar për qeverinë ”Rama 2”, ka renditur disa arsye për ata shqiptarë që sipas tij, ende besojnë dhe votojnë për Edi...

”Ora News” e gjithë shqiptarëve,qytetari:Shteti po bën sjellje diktatoriale

Politikë

”Ora News” e gjithë shqiptarëve,qytetari:Shteti po bën sjellje diktatoriale

  Një qytetar tjetër ka marrë në telefon në emisionin “Ora Juaj” dhe është shprehur se është i privilegjuar që ndjek një media si Ora News dhe ky televizion nuk është...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!