Kreu i SPAK:Do hetojmë për institucionet shtetërore që e lejuan dhe e favorizuan

Tuesday, 30 June 2020 12:57

 

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka marrë pjesë në konferencën online të Anti- Mafias italiane ku u arrestuan 37 persona në Itali dhe Shqipëri, si dhe u sekuestrua 3.5 ton drogë me vlerë 40 milionë euro.

Kraja tha se SPAK nuk është kufizuar vetëm në urdhër- arreste por edhe në akuzat për pastrim të produkteve të veprës penale duke kryer edhe sekuestrime ndaj këtij grupi kriminal në Shqipëri.

Ai shton se ajo çfarë do të vijojë të bëjë SPAK, është që do të hetojë për autoritetet që e lejuan këtë grup kriminal dhe e favorizuan që të trafikonte drogë duke çuar para përgjegjësisë penale këdo që është i përfshirë.

”Sot jemi konkretë në operacionin që kemi realizuar. Skuadrat e përbashkëta hetimore janë përgjigjia më efektive që mund t’i jepet krimit të organizuar që funksionon në rrafshin nëdrkombëtar.

Ajo që dua të them është që operacioni ishte i suksesshëm. Koordinim perfekt, strukturave policore shqiptare dhe prokurorive shqiptare e italiane.

E reja që kemi thënë është që nuk jemi kufizuar vetëm tek arrestimi i personave përgjegjës, por kemi ngritur edhe akuza për pastrim të produkteve të veprës penale dhe kemi sekuestruar produkte të veprës penale.

Jemi të vendosur dhe dua të garantoj, që edhe ekipet e përbashkëta të vijojmë me të njëjtin seriozitet deri në përfundimin e hetimeve.

Do të vazhdojmë të hetojmë deri në detaje për përgjegjësitë e autoriteteve shtetërore që kanë lejuar trafikon e drogës nga grupi kriminal.

Kushdo që të jetë i përfshirë, do dërgohet para përgjegjësisë penale. Ju falënderoj dhe besoj tek bashkëpunimi jonë i matëjeshëm. ”- tha Arben Kraja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Kronikë

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Një automjet tip “Benz-Mercedes” është djegur mesditën e sotme në hyrje të tunelit të Krrabës.   Fatmirësisht, drejtuesi dhe udhëtarët s’kanë pësuar dëmtime. Në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe ambulanca. Si pasojë është...

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Globi

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Emma Stone pranoi Oscar-in e saj të dytë të dielën në 96-vjetorin e Çmimeve të Akademisë. Performanca e Stone si Bella Baxter në filmin e vlerësuar nga kritikët “Poor Things” i ka...

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Kronikë

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë në qendër te qytetit te Fierit.  Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike një prej tyre...