Prof. Edvin Prifti: Anuloni urdhërin! Askush s’mund të bëjë presion në kohë pandemie

E mërkurë, 01 July 2020 23:41

Profesor Doktor Edvin Prifti, shef i shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT shprehet kundër mbajtjes së zgjedhjeve në Universitete në datën 30 korrik për rektor dhe anëtarë senati, që u vendos me urdhër të Ministrisë së Arsimit.

Përmes një reagimi, Prifti, e ka cilësuar urdhrin të gabuar, pasi përkon me një situatë aspak të zakonshme që po kalon vendi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

 
 

“Unë shpresoj që funksionarët qeveritarë të bëhen të arsyeshëm dhe te kuptojnë qe kjo është e gabuar dhe një lider i admirueshëm universitar është edhe ai qe kupton një urdhër të gabuar dhe e korrigjon atë. Sado te mundohen ata që mbështesin faktin e këtyre pseudozgjedhjeve nuk mund të gjendet asnjë arsyetim i logjikshëm.”, thotë mes të tjerash profesori.

 
 
 

Për shefin e shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT është absurde që të mbahen zgjedhje kur studentet nuk janë në universitete dhe se në këtë kohë janë me provime. Në mbyllje të mesazhit të tij, profesori kërkon anulimin e këtij urdhri.

 
 

QUOD CITO FIT, CITO PERIT

(cfare behet shpejt, zhduket shpejt)

Dhe sigurisht cdo gje e bere shpejt dhe e pamenduar eshte akoma edhe me shume e destinuar te zhduket dhe te mos pranohet.

Sapo na erdhi urdhri 175 i ministrisë së arsimit, nje urdher ky i datës 30 qershor 2020 qe përcakton datën 30 korrik si daten e zgjedhjeve universitare ne Shqiperi. Eshte per te ardhur kaq keq qe ky urdher do te koincidonte me humbjen e kolegut tone i cili u kontaminua nga Sarscov2 ne ambientet universitare dhe spitalore ku ai punonte. Kur po humbej nje jete, falangat e deshtuara te pseudodemokracise universitare benin presion diku per te realizuar “zgjedhje” ne kushtet absurde te rrezikshmerise shendetesore. O tempora o mores! Une nuk di kush mund ta mbeshtese nje opsion te tille dhe nuk arrij dot te kuptoj se si eshte e mundur te sugjerohet nje zgjidhje e tille. Por dallkauklleku universitar nuk paska fund mesa duket ne vendin tone.

Une shpresoj qe funksionaret qeveritare te behen te arsyeshem dhe te kuptojne qe kjo eshte e gabuar dhe nje lider i admirueshem universitar eshte edhe ai qe kupton nje urdher te gabuar dhe e korrigjon ate. Sado te mundohen ata qe mbeshtesin faktin e ketyre pseudozgjedhjeve nuk mund te gjendet asnje arsyetim i llogjikshem. Mbase jane “zgjedhje per te zgjedhur po ata qe jane”. Kjo do shikohet se kush do kandidoje dhe kush do fitoje, por jam i sigurte qe do ndodhe keshtu. Po perderisa eshte keshtu, mjafton qe te vazhdojne po te njejtet pa farsen komike te zgjedhjeve nen 40 grade celsius.

Diku lexoja se rektoret kane bere presion ne ministrine e arsimit per te bere zgjedhjet sa me shpejt! Si mundet te bejne presion? Kush mendojne se jane? Kush e ka kete te drejte? A e di ministria qe keta rektore dhe funksionare te hierarkise universitare jane pedagoge si gjithe te tjeret qe nga data 26 maj 2020. E pra asnjeri nuk mund te beje presion ne kohe pandemie! Askushi dhe kurkushi! Nuk i jepet e drejta asnjerit te rrezikoje kerkend, qofte minister apo kushdo qofte. Si mund te behen zgjedhje kur studentet nuk jane, kur rendin pas provimeve dhe me pas shkojne ne shtepite e tyre per te studjuar!

Po prinderit e tyre kaq te paditur i beni sa te lejojne femijet e tyre te grumbullohen ne takime dhe zgjedhje? Ku jane pedagoget? Ne provime, pak aktivitet pedagogjik, disa prej tyre ne karantine se jane pozitive, te tjeret qe punojne me kapacitet te reduktuar me pushimet qe i presin! Shumekush i frikesuar ne shtepi. Procesi zgjedhor nuk eshte nje dite zgjedhjesh por eshte nje proces, procesi zgjedhor eshte tejcimi i ideve dhe mendimit, projekteve dhe programeve, pra ka nevoje per komunikimin njerezor, ka nevoje per takime dhe shkembime idesh. Kjo eshte demokracia universitare per ke nuk e di! Si eshte e mundur qe te propozohet llustra qe quhet “zgjedhje” dhe brenda eshte kalbesira e autokracise, totalitarizmit akademik i mpleksur me injorancen indigjene polimorfe dhe e shpupurisur me pak te pegera Covid19. E pra kurkushit nuk i lejohet te beje presion.

Numrat e te infektuarve me sarscov2 jane ne rritje dhe vdekjet po ashtu. Po mundohemi qe keto te jene sa me te kufizuara. Po ju sugjerohet edhe punonjesve te fasoneve dhe punetoreve qe te ruajne veten ne vendet e punes. Dhe nderkohe iniciojme nje proces i cili mund te coje ne kontaminimin e kastes me elitare te vendit, gjithe armates akademike dhe universitare te vendit. Kjo eshte shume serioze! In inceptum finis est (ne fillim eshte edhe fundi).

Cdo akt sado i thjesht duket mund te shoqerohet me konseguenca te skajshme. Ne nje kohe kur pandemia eshte me e forte se kurre universitetet tona kthehen si mejhanet dhe baret e qyteteve tona ku ravgojne njerez qe masken e hedhin ne kosh te plehrave ne menyre demonstrative pasi “virusi nuk ekziston”. Dje pra humbem kolegun tone. In memoriam.

Nderkohe qe po kthehemi te gjithe si anetare te klubit Yurassic Park pasi keshtu na kufizoi Bashkimi Europian, ne vend qe te shikojme se cduhet te bejme per me mire qe te jemi sa me te bashkuar, koherent, luftarak, shkencor, te drejte dhe europiane, per te hequr njehere e mire petkun e dinosaurit qe na kane vene, ne beime pikerisht te kunderten. Me gjoja zgjedhje ne koherat e covid, ta kthejme ne nje dashuri ne koherat koleres, nga nje tragjedi ne nje petk roze qe edhe markez do na e kishte zili.

QUID AGIS (cfare po beni?). Therritini arsyes dhe anullojeni kete urdher. Zgjedhjet jane tejcimi i mendimit dhe ideve dhe per fat te keq, ky proces ka nevoje per komunikim, te njejtin komunikim qe ka nevoje edhe virusi per tu tejcuar. Me siguri pas disa muajsh do te dime akoma me shume per covid19, dhe njerezit mund te rrezikohen me pak. Ne kete menyre, formalitetin e ketyre zgjedhjeve, pasi realisht ne 30 korrik do jene vetem formale, e ktheni ne nje thelb real dhe te vertete, i ktheni legjitimitetin e tyre, ku do tju mbeshtesim te gjithe ne. Nuk mund te rreZikohet askushi me teper se c eshte I rrezikuar? Nuk e kemi luksin te humbasim me asnjerin prej pak universitareve qe vendi disponon! Ratio decidendi, ratio legis (arsyeja per te vendosur, arsyeja per ligj). Eshte pikerisht qe arsyetimi mbi kete urdher duhet te prevaloje mbi gjithshka qe kete urdher krijoi! Prandaj le te arsyeyojme per cmund te behet me mire!

Modifikuar më E mërkurë, 01 July 2020 23:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...