Dr. Erion Dasho:Këshilla për të moshuarit, radhët, transportin publik, baret ...

Hënë, 06 July 2020 08:07

Nga Erion Dasho, Drejtori i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt.

Që në fillimet e epidemisë së COVID, sugjerimi im ka qënë se popullata nuk duhet trajtuar sipas parimit "një masë u shkon të gjithëve", por duke veçuar grupet në risk të lartë prej atyre me risk të ulët dhe duke zbatuar masa dhe ndërhyrje inteligjente.

Një familje, e përbërë vetëm nga prindër me moshë të re dhe fëmijë me moshë nën 15 vjeç, ku asnjë nga bashkëshortët nuk vuan prej ndonjë sëmundjeje kronike, e ka riskun të ulët dhe nuk ka nevojë për masa shtesë (mjafton higjiena personale dhe mbajtja e maskës në mjedise publike të mbyllura).

Personat me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose ata të prekur nga sëmundje kronike kanë një risk shumë herë më të lartë për të zhvilluar forma të rënda të sëmundjes dhe komplikacione dhe kanë nevojë për masa shtesë. Atyre u kam dhënë vazhdimisht këshillat e mëposhtme, të cilat tani po i përmbledh në një status të vetëm:

1. Mundohuni të jetoni në banesë të veçuar nga pjestarët e tjerë të familjes. Kur nuk është e mundur, qëndroni sa më gjatë në dhomë më vete, flini veç, konsumoni vaktet veç dhe mbajeni shtëpinë dhe dhomën tuaj të ajrosur mirë. Shmangni gjestet e afeksionit si puthje, përqafime me pjestarët e tjerë të familjes.

2. Shmangni shkëmbimin e vizitave në banesë (pritje apo shkuarje).

3. Bisedoni me të tjerët vetëm në mjedise të hapura, mundësisht me maskë, ose në distancë të paktën 1.5 m larg nga të tjerët. Mundohuni që biseda të mos zgjatë më shumë se 10 minuta. Sa më pak, aq më mirë.

4. Shmangni ecjen në rrugë apo parqe në orare piku, duke shfrytëzuar mëngjesin herët. Mundësisht ecni vetëm me bashkëshorin/en, ose në shoqëri që nuk ndryshon shpesh. Një variant do të ishte: shëtitje me të njëjtin fqinj ose grup shoqëror, të paktën për 10 ditë rresht, 3-4 ditë vetëm ose me bashkëshortin/en dhe pastaj, në se dëshirohet, shëtitje me një grupim të ri shoqëror. Sa më pak persona në grup, aq më mirë.

5. Shmangni transportin publik, sepse parashikoj se shumë persona nuk do t'i zbatojnë masat mbrojtëse.

6. Vizitoni sa më rrallë njësitë e shërbimit (ushqimore, berber, parukier, etj.) dhe, kur vizita është e domosdoshme, vendosni maskë dhe shkoni gjithmonë në orët e para të mëngjesit (mundësisht të jeni klientët e parë).

7. Shmangni baret dhe restorantet. Në se shkoni, qëndroni në tryezë të veçuar, vetëm me bashkëshortin/en. Kërkojini kamarierit të dizinfektojë tryezën dhe të mos prekë bishtin e filxhanit, lugën, thikën, pirunin, etj.

8. Qëndroni në plazhe ku ka frekuentim të paktë dhe mund të respektohen lehtësisht distancat. Edhe këtu vlen qëndrueshmëria në grupimin shoqëror.

9. Në se jeni të prekur nga sëmundje kronike, kontaktoni mjekun kurues një herë në muaj nëpërmjet telefonit. Shmangni vizitat në spital apo qendër shëndetësore me inicijiativën tuaj, duke shkuar vetëm kur mjeku apo personeli i urgjencës mjeksor ua rekomandon këtë. Në se shkoni në qendër shëndetësore mbani gjithmonë maskë dhe kërkoni nga personeli mjeksor të mbajë maskë. Në se shtroheni në spital, zbatoni të njëjtin parim të mbajtjes së maskës dhe kërkoni të trajtoheni në një dhomë individuale të ajrosur mirë.

10. Shmangni radhët në marrjen e pensionit, aplikimin ose marrjen e dokumenteve zyrtare, etj.

11. Mbani me vete një maskë të pastër dhe përdoreni sa herë e gjeni veten në një situatë që ju ekspozon ndaj COVID.

Do t'u rekomandoja antarëve të Komitetit të Ekspertëve, Departamentit të Promocionit të Shëndetit apo organizatave jo qeveritare, të bënin një spot publicitar, poster apo fletëpalosje me këto këshilla për t'ua shpërndarë të moshuarve së bashku me pensionin.

Të mbrojmë prindërit tanë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...