Mjeku Erion Dasho ka ironizuar në rrjetet sociale me një deklaratë të bërë nga një anëtare e Komitetit Teknik për koronavirusin.
“Dje, një mjeke infeksioniste, anëtare e Komitetit Shqiptar të Ekspertëve, deklaroi në një emision televiziv se transmetueshmëria e COVID në verë nuk do të ulet
Ndërkohë, Universiteti i Harvardit ka ndërtuar një model që përllogarit se në Shqipëri, gjatë verës transmetueshmërinë e COVID do të ulet me rreth 30%.
KË TË BESOJMË??!! SHKENCËTARËT E HARVARDIT APO SHKENCËTARËT E KOMITETIT??!!
A KA DIÇKA TË BAZUAR MBI EVIDENCA PËRGJIGJA SHQIPTARE KUNDËR COVID??!!” ironizon ai.
Ekspertët e huaj thonë se virusi përhapet më pak në verë, por druhen se mund të ketë një valë tjetër kur të nisë vjeshta dhe dimri.