Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në vendin tonë janë konfirmuar 68 persona të tjerë të infektuar me koronavirus ndër 397 testime që janë kryer në 24 orët e fundit.
Por, dy paciente që ishin shtruar në gjendje të rëndë, kanë humbur jetën me COVID-19, ndërkohë që kishin disa sëmundje shoqëruese. Të dyja pacientet ishin nga Tirana, 58 dhe 59 vjeçe.