Merkel për autokratët në Europë: Pandemia, jo justifikim për të minuar demokracinë

E mërkurë, 08 July 2020 22:24

Liria e fjalës, barazia dhe diversiteti fetar janë thelbësore. Theksimi i këtyre është fokusi i Presidencës gjermane të Këshillit të BE, tha kancelarja Angela Merkel në Parlamentin Evropian në Bruksel.

“Të drejtat themelore janë gjëja e parë që më preokupon më shumë në Presidencën e Këshillit”, – tha politikania gjermane. “Ato janë themeli mbi të cilin mbështetet Evropa. Në pandeminë e Corona-s, këto të drejta themelore ishin pjesërisht të kufizuara. Ky ishte një çmim shumë i lartë. Vendimi për ta bërë këtë kishte qenë pafundësisht i vështirë për të”.

“Unë kam besim te Evropa”

Angela Merkel theksoi më tej: “Një pandemi nuk duhet të jetë kurrë një justifikim për të minuar parimet demokratike.” Kancelarja shtoi me patos: “Unë kam besim te Evropa. Unë jam e bindur për Evropën – jo vetëm si një trashëgimi e së kaluarës, por si një shpresë dhe vizion për të ardhmen”.

Ky udhëtim në Bruksel, për të paraqitur objektivat e saj në Parlamentin Evropian gjatë presidencës, ishte udhëtimi i parë i Merkelit jashtë Gjermanisë që nga fillimi i pandemisë së Coronas. Fillimisht, ajo u prit nga David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Evropian.

A do të ketë marrëveshje në mes të korrikut?

Gjermania mori në 1 korrik për gjashtë muaj kryesimin e 27 vendeve të BE . Krerët e shteteve dhe qeveritë e BE duan të përpiqen në Bruksel më 17 korrik të arrijnë një marrëveshje për paketën financiare afro 1.7 bilionë eurosh, e cila përfshin periudhën deri në vitin 2027. Në të duhet të përfshihet fondi i rindërtimit për të kapërcyer krizën ekonomike që vjen nga pandemia e Corona-s shkruan DW.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...