Drama e turizmit shqiptar, asnjë turist në derë, veç tatimorëve për gjoba

Saturday, 11 July 2020 09:36

Flet Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar

Tre charter-at e parë me turistët polakë pritet të mbërrijnë në Shqipëri në datë 14 korrik, nëse gjërat do të shkojnë siç duhet. Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, tha se Shqipërinë e kanë penalizuar shifrat e rritura të të prekurve me COVID-19 çka ka bërë që shumë prej qeverive të huaja të hezitojnë për hapjen e kufijve. Sipas tij, situata pritet të marrë një tjetër kthesë pozitive nëse do të rishikohet vendimi i BE për kufijtë me vendin tonë. Ai thekson se nëse do të mbështetemi vetëm te turizmi nga Kosova dhe ai vendas, kapaciteti akomodues do të mbushet në maksimumi 35% në pikun e sezonit që mendohet të jetë 15 korrik – 15 gusht.
Ju prisnit që në fillim të korrikut, të kishit ndoshta një ndryshim të situatës sa u takon turistëve të huaj, e lidhur kjo me vendimmarrjen e BE për kufijtë, por Shqipëria mbeti jashtë listës. Nga bisedat që keni me partnerët, si e shohin ata Shqipërinë sot si destinacion turistik?
Ne presim në 14 korrik të kemi 3 charter-at e parë me polakë dhe shpresojmë shumë që të mos na ndodhin situata të papritura. Ardhja e polakëve është meritë e tur-operatorëve të huaj që ushtruan presion tek qeveria e tyre, për të hequr karantinën për turistët që ktheheshin dhe një lobim të tillë po bëjnë dhe nordikët, por ende nuk ka asgjë të sigurt. Parimisht na është thënë që më 17 korrik, ndoshta mund të kemi dhe nga nordikët ndonjë lajm. Por kjo do të varet nga situata.

 

Ne e menaxhuam mirë në fillim, por tani rritja e numrit të të infektuarave me COVID-19 po na penalizon, pasi po tërhiqen klientët. Edhe ata që na shihnin si një vend të sigurt, tani nuk na shohin si të tillë. Me kompanitë që ne bashkëpunojmë prej vitesh, ideja ishte që të nisnim që më 30 qershor por në dyjavëshin e fundit të qershorit shifrat veçse janë rritur e kjo na detyroi që të kalonim tek opsioni i 3 korrikut. Tani e kemi shtyrë në 14 korrik për të parë si do të jetë situata.

Partnerët tanë ndërkombëtarë kanë dëshirë që të fillojë aktiviteti, pasi kanë kontrata me garanci dhe duan që zinxhiri të funksionojë, pra edhe ata të marrin shërbimin që kanë paguar edhe ne të mos dalim zero, por aktualisht kemi vetëm pagesa, asnjë hyrje. Ndoshta nga qeveria duhet të ishte gjetur një mënyrë disi më diplomatike për publikimin e shifrave. Nuk po them që t’i fshehin, por të menaxhohej më mirë, pa përhapur panik.

Edhe vendet e tjera, për shembull Greqia, që është afër me ne, kanë të njëjtën situatë si tek ne, në mos më keq, por aty nuk përhapet panik, nuk thuhen orë e minutë shifrat dhe rezultati është ky që shohim sot, që ata kanë filluar sezonin. Vendet që kanë interes turizmin nuk i kanë deklaruar shifrat reale për hir të së vërtetës. Gjendja virale do të jetë e përhershme dhe do vazhdojë rritjen, por politikat që ndiqen duhet të jenë në favor të biznesit, sepse pandeminë nuk e shëron dot për momentin, por ekonominë ke mundësi ta shërosh disi.

Po sa i takon nordikëve, si qëndron situata, duke qenë se janë një grup i rëndësishëm i turizmit të organizuar që vijnë me charter?

Nordikët nuk ka asnjë ndryshim, sepse nuk i lejon qeveria e tyre të dalin. Edhe nëse dalin, kur të kthehen duhet të izolohen. Nga tregjet e tjera jo nordike ka pasur 4-5 charter nga Bjellorusia, që ka numra të lartë të sëmurësh, por Turqia nuk ua ka hapur dyert dhe erdhën tek ne. Situata është serioze dhe nuk e kemi menduar se do të shkonte deri në këtë pikë.

Vihet theksi te turizmi vendas dhe ai i Kosovës. Si e shihni këtë me situatën aktuale kur pandemia është problem jo vetëm tek ne?

Kosova mendoj se mbush 30-35% të totalit të kapacitetit akomodues që kemi ne por nuk besoj se do të vijnë të gjithë, pasi pandemia ka dhënë efektin e saj negativ kudo. Ka njerëz që kanë pasiguri, që kanë humbur punën apo kanë shkurtim të pagave. Mendoj se kapaciteti akomodues do të plotësohet në nivelin 20% vetëm me turistët nga Kosova, shto këtu dhe pjesën e turizmit të fundjavave 25%. Sa u takon pastaj turistëve vendas, zgjedhin fundjavën dhe pikun do ta kemi 20 korrik – 20 gusht, kryesisht në Jug të vendit.

Ju bëtë disa kërkesa për një paketë të veçantë për turizmin drejtuar qeverisë. Keni marrë ndonjë përgjigje?

Po kemi bërë një peticion dhe nuk kemi marrë ndonjë përgjigje. Garancitë që u dhanë nga qeveria nuk na kanë ndihmuar asnjë gram. Qeveria të mbulon 60% kolateral ndërkohë që interesi është 5%. Klientët që kanë marrëdhënie me bankat kanë marrë pa garancinë interes 3.7%. Pastaj s’ka asnjë lloj interesi të marrësh kredi për të paguar punëtorët, kur ndërkohë nuk ka fare aktivitet. Përveç kësaj, Tatimet kanë nisur të aplikojnë gjobat.

Po në raport me vende të tjera konkurrente, si qëndron Shqipëria këtë vit?

Po vendi fqinj, Greqia, i ka hapur dhe ka filluar me një pjesë të linjave ajrore më 15 qershor, ndërsa në 1 korrik fillon edhe Mali i Zi. Ne ndërkohë jemi të hapur, por nuk munden të huajt të vijnë tek ne pasi nuk i lejojnë qeveritë e tyre.

Po situata e përgjithshme me investimet dhe punësimin si paraqitet në sektor?

Pjesa më e madhe e investimeve të nisura kanë ndaluar, ndërsa një pjesë e vogël me kredi e hua po mundohen t’i mbarojnë. Pretendonin që do të kishin punë dhe ndaj vijuan me këtë pjesë, por mbetet për t’u parë sesi do të shkojë deri në fund të sezonit. Një pjesë që nuk kanë shpresë për sezonin kanë shkuar të mbyllin NIPT-in. Lidhur me stafet, hotelet i kanë reduktuar në maksimum sepse nuk kanë punë dhe nuk kanë mundësi t’i mbajnë me paga. Ke hotele që kanë ende kontrata me garanci dhe maksimumi në këtë periudhë 4 dhoma të rezervuara kanë pasur.

Po çmimet në tërësi si duken, a janë ulur apo rritur në vend?
Ka ulje të lehta mes 10-15% për pjesën e hoteleve që kanë një lloj standardi më të lartë dhe 30% për ata që janë më modestë.
Asnjë ndihmë nga shteti

Garancitë që u dhanë nga qeveria nuk na kanë ndihmuar asnjë gram. Qeveria të mbulon 60% kolateral ndërkohë që interesi është 5%. Klientët që kanë marrëdhënie me bankat kanë marrë pa garancinë interes 3.7%. Pastaj s’ka asnjë lloj interesi të marrësh kredi për të paguar punëtorët, kur ndërkohë nuk ka fare aktivitet. Përveç kësaj, Tatimet kanë nisur të aplikojnë gjobat./MONITOR

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...