Një qytetar ka postuar një fotografi të nënës së tij e cila është infektuar me koronavirus dhe po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së. Ai ka shkruar se nëna e tij po përballet me koronavirusin prej tre javësh.
Ai ka kritikuar qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat, derisa ka thënë se është turp për ata që nuk e mbajnë maskën.
“Për ata qe hala kane dyshime…kjo foto nuk osht’ n’Itali! Kjo osht nana jeme n’Intenzive! Tash e tri jave ne sherbim intenziv! me dale neper qytet pa maske, duhet me t’ardhe turp! Perndryshe, i njoh edhe nja 20-30 njerez qe nuk jon n’kete gjendje, po jon shume keq tu u perballe me Covid!”, ka shkruar qytetrai nga Kosova në Facebook.