Basha me Veliun: Investimi 30 vjeçar i LDK-së, shtyllë e stabilitetit politik në Kosovë

Hënë, 20 July 2020 23:11

Duke vazhduar takimet me pëfaqësuesit e partive politike në Kosovë, takimi i radhës i Lulzim Bashës ka qënë në selinë e partisë simotër me PD-në, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha ka theksuar se ka besim se investimi 30 vjeçar i LDK-së, si shtyllë e stabilitetit politik në Kosovë, do të përkthehet sërish në bashkëpunim me forcat e tjera politike, për të arritur objektivat e përbashkët në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

 

Në lidhje me situatën politike dhe ekonomike të Kosovës, kreu I PD-së Lulzim Basha ka shprehur bindjen se, trashëgimia e Presidentit Ibrahim Rugova, do të jetë udhërrëfyese në udhëheqjen me sukses të një investimi të përbashkët të institucioneve dhe faktorit politik të Kosovës dhe partnerëve tanë strategjikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, për të arritur në finalen e dialogut me Serbinë: Njohjen reciproke midis dy vendeve.

 
 

Gjithashtu Basha ka reaguar edhe në lidhje me gjendjen shëndetësore të kreut të LDK-së Isa Mustafën, ku sipas tij ishte I pamundur takimi me të, duke i uruar shërim sa më të shpejtë.

 
 

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Në selinë e Partisë sonë simotër, Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëbisedova me Nënkryetarin e kësaj partie, njëherësh Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, zotin Agim Veliu.

Kam besim se investimi 30 vjeçar i LDK-së, si shtyllë e stabilitetit politik në Kosovë, do të përkthehet sërish në bashkëpunim me forcat e tjera politike, për të arritur objektivat e përbashkët në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Diskutuam për situatën politike dhe ekonomike të Kosovës, ku shpreha bindjen se trashëgimia e Presidentit Ibrahim Rugova, do të jetë udhërrëfyese në udhëheqjen me sukses të një investimi të përbashkët të institucioneve dhe faktorit politik të Kosovës dhe partnerëve tanë strategjikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, për të arritur në finalen e dialogut me Serbinë: Njohjen reciproke midis dy vendeve.

Uroj dhe shpresoj që sa më parë të plotësohet aspirata e qytetarëve të Kosovës për lëvizjen e lirë në Bashkimin Europian, ndërsa e garantova zotin Veliu, se unë dhe PD jemi të gatshëm të japim kontributin tonë, kudo dhe kurdo që të jetë e nevojshme.

Fatkeqësisht, për shkak të gjendjes shëndetësore, ishte e pamundur të takoja Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, të cilit i uroj shërim sa më të shpejtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...