VOA:Pas 9 qershorit, të infektuarit janë rritur me 200 përqind

Saturday, 25 July 2020 21:19

Në Shqipëri, 24 orët e fundit shënuan një tjetër rekord viktimash nga COVID 19. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur të shtunën, se 6 persona kishin humbur jetën, mes tyre dhe pacientë të cilët nuk kishin patur më parë sëmundje të tjera. Bëhet fjalë për një 56 vjeçar nga Kukësi, dhe një 69 vjeçar nga Tirana. Katër personat e tjerë që humbën jetën ishin një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana, si dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh në spitalin Infektiv. Ndërsa një 62 vjeçar nga Pogradeci, po me sëmundje bashkëshoqëruese vdiq në spitalin Shefqet Ndroqi. Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 134 persona, nga të cilët 99 në 45 ditët e fundit.

Në të dy spitalet, ku trajtohen të sëmurët e prekur nga Koronavirusi, situata mbetet kritike. Në total janë 115 pacientë, nga të cilët 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar.

Rastet e reja shënuan një ulje, duke zbritur në 67 persona të infektuar, por kjo shifër duket të jetë e lidhur më së shumti me rënien e testimeve, 304 të tilla në 24 orët e fundit, me një pozitivitet në nivelet e 22 përqind. Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është shtrirë në Tiranë (56 raste) , në Durrës 8 raste, në Elbasan (2 raste), dhe në Sarandë (1 rast)

Që nga filimi i pandemisë, numri i të prekurve ka shkuar në 4637 raste. Krahasuar më 3 muajt e parë, në periudhën pas 9 qershorit, të infektuarit janë rritur me 200 përqind. Në të gjithë vendin janë aktualisht 1866 raste aktivë, nga të cilët më shumë se gjysma në kryeqytet.

 

 

 

 

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...