‘Serbët detyruan vëllain të përdhunojë motrën’, ish-ushtarja e UÇK zbulon tmerrin e grave gjatë luftës

Diel, 26 July 2020 09:36

Ish ushtarja e UÇK-së, Shkëndije Hoda ka rrëfyer disa prej gjërave që kanë përjetuar gratë gjatë luftës, një pjesë e të cilave nuk i kanë treguar bashkëshortëve të tyre se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Sipas Hodës, Kosova ka më shumë se 20 mijë persona të dhunuar ndërsa vetëm në rajonin e Gjakovës, ajo ka identifikuar 187 raste.

“Ka gra që nuk i kanë rrëfyer burrave të vet, ka prej tyre që burrat i janë ndarë, ndërsa ka edhe raste në Gjakovë kur familja më nuk i ka pranuar, i ka larguar. Problemi i grave që nuk ju kanë rrëfyer burrit atë që ka ndodh tash ato kur t’i marrin pensionin. 187 raste janë që i kam identifikuar vetëm unë kur kam qenë në uniformë. Vetëm në komunën e Gjakovës ka me mijëra, flitet që janë mbi 20 mijë, por unë mendoj se janë më shumë”, tha Hoda në emisionin “Personale”.

 
 
 

Masakrat e serbve nuk kishin kufi. Rastin më të rëndë e cilësoi atë që i përket një familje kosovare ku është e vështirë që të bashkohen të gjithë anëtarët pasi vëllai ka përdhunuar motrën rreth 20 vite më parë.

 
 
 

“E kemi një rast që nuk po mundemi me bind familjen me u pajtu. E kemi një rast që pasi e kanë dhunuar, e kanë detyruar edhe vëllain me dhunu motrën. Ai është rast shumë i rëndë. Sa herë që vjen vëllai nga jashtë, motra shkon në pushim diku. Ata nuk mund të takohen asnjëherë se nuk mund të shihen në sy”, tha ajo.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...