Punë sezonale në Greqi/ Shtyhet leja e posaçme, ja deri kur mund të qëndrojnë shqiptarët

Diel, 26 July 2020 11:46

Qeveria greke ka shtyrë deri në 31 dhjetor të këtij viti, lejen e posaçme për punonjësit sezonal kanë mësuar burime për TCH në Athinë. Është dërguar qarkorja e posaçme pranë drejtorive të decentralizuara të emigracionit në prefektura në të cilën,urdhërohen drejtoritë e emigracionit,të pranojnë aplikime për punonjës sezonalë, deri ne 31 dhjetor 2020.

Qarkorja sqaron se mbetet e pa ndryshuar proçedura, pra kushdo punëdhënës në sektorin bujqësor, dëshiron të punësojë një emigrant nga vendet e treta, mund të kryeje aplikimin pranë zyrave të decentralizuara të emigracionit në prefekturën e zonës që banon, të plotësojë një deklaratë përgjegjësie për punëdhenësin, me detyrimin e gjetjes se banësës, ta ketë të siguruar të paktën 20 ditë në 3 muajt e ardhshëm, të paguajë një taksë legalizimi 100 euro për punonjës, si dhe të sigurojë kushtet e jetesës për punonjësin sezonal.

 
 

Procedura kryhet brenda 48 oreve nga dita e dorëzimit të dokumentave. Me këtë shtyrje,mundësohet hapja e tregut të punës për mijëra emigrantë shqiptarë të interesuar për punësim sezonal në Greqi. Që prej fillimit të kësaj proçedure në maj të këtij viti, në sektorin e bujqësisë në Greqi janë punësuar me shumë se 30.000 emigrantë,shumica derrmuese e tyre janë shtetas shqiptarë.

 
 
 

Kërkesa më e madhe për krahë pune ka qënë kryesisht në zonën e veriut të Greqisë në sektorin e frutikulturës. Shtyrja e re, pritet të mundësojë punësimin për muajt e dimrit për mijëra emigrantë, të cilët pritet të punësohen në mbledhjen e frutave në zonën e Larisës, Volosit, si dhe për sezoni e mbledhjes së ullinjve dhe portokalleve në vjeshtë.

 
 

Në këtë mënyrë, Greqia mundëson gjetjen e krahut të lirë të punës,në proçese të cilat nuk preferohen prej vendasve, pavarësisht se prej krizës së Covid-19, parashikohet rritja e papunësisë në vend me mbi 100.000 persona.

 
 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...