Frikë ne Itali/27 shqiptarë me koronavirus, merren masa të rrepta kontrolli dhe…

Hënë, 27 July 2020 08:28

 

Rastet e reja me koronavirus gjatë 10-ditëshit të fundit, kryesisht në zonën e Toscana-s, por jo vetëm, në Itali, kanë alarmuar epidemiologët italianë.

Kjo për faktin se shumë prej të infektuarve janë shqiptarë të cilët kanë qenë në vendin e tyre të origjinës, në Shqipëri e më pas janë rikthyer në Itali.

Për këtë arsye autoritetet italiane kanë vendosur kontrolle dhe rregulla të rrepta për të gjithë ata pasagjerë që ulen në aeroportet e vendit fqinj dhe që vijnë nga Shqipëria, por edhe Maroku.

Sipas mediave italiane, shtimi i sporteleve të pritjes së pasagjerëve të kërkuara konkretisht nga presidenti i rajonit të Toskanës, Erico Rossi, do të shërbejë për monitorimin më të kujdesshëm të të gjithë atyre që mbërrijnë në shtetin italian. Rossi kërkoi që të gjithë qytetarët, pa përjashtim, që mbërrijnë nga vendet jashtë shengenit, ti nënshtrohen karantinës së detyruar.

 

Kjo masë shtrënguese erdhi pas shpërthimit të vatrave të reja të infeksionit pikërisht nga shtetasit e huaj. Shifrat që raportojnë mediat italiane janë të frikshme për sa i përket qytetarëve shqiptarë.

Aty thuhet se gjatë ditëve të fundit, më saktë me përafërsi në 10-ditëshin e fundit, janë raportuar 27 shqiptarë me Covid-19, të cilët kanë hyrë në Itali pasi kanë vizituar Shqipërinë, raste të cilat janë të pagjurmuara nga epidemiologët shqiptarë.

Të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt Italisë, shkojnë për arsye kryesisht familjare. Por ka edhe nga ata që kthehen në punë pasi vizitojnë të afërmit në vendin e tyre të origjinës, nuk mungojnë studentët, sipërmarrës italianë, ose familjarë që kanë udhëtuar në Shqipëri për të marrë pjesë në ndonjë funeral.

Pas kësaj situate ku autoritetet italiane u shprehën tepër të shqetësuara, tashmë të gjithë shqiptarët të cilët ulen në aeroportet e Italisë, janë detyruar të kryejnë karantinën për katërmbëdhjetë ditë, si i vetmi mjet në dispozicion për të frenuar rrezikun e infeksionit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...