Shqipëria përballë COVID-19, gati 10% e vdekjeve pa sëmundje shoqëruese, mosha mesatare ulet në 66.8 vjeç

E mërkurë, 29 July 2020 08:02

 

Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i jetëve të humbura nga Covid-19, që nuk kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Sipas të dhënave të publikuara përditë nga Ministria e Shëndetësisë, janë 14 raste vdekjeje që nuk kanë pasur sëmundje të tjera deri në darën 28 korrik, ose 9.5% e totalit të vdekjeve (gjithsej 148).

Kjo shifër është rritur ndjeshëm në krahasim me periudhën mars-mesi i korrikut, kur pesha e jetëve të humbura pa sëmundje, nuk zinte më shumë se 2-3% të totalit.

Çfarë po ndodh?

Petrit Malaj, mjek pneumolog pohon se ka raste se të sëmurët rrinë për një kohë të gjatë me temperature dhe dëmet janë të pakthyeshme kur shkojnë tek mjeku. Kur, një individ kalon 5 deri në 7 ditë me temperaturë, për çfarëdolloj gripi, atëhere duhet patjetër vizitë tek mjeku.

Ai shton se për personat që po vdesin pa sëmundje shoqëruese, mjekësia nuk ka shumë komente, pasi personi mund të ketë një sulm jo të zakontë nga virusi dhe në atë moment mund të jetë me imunitet të dobët.

 

Por ndërkohë nuk mund të përjashtohet rasti i ndonjë sëmundjeje dytësore të paekzaminuar më parë, si diabeti.

Dr. Malaj pohon se javën e fundit janë shtuar ndjeshëm personat që ankohen për temperaturë të lartë dhe gjendje gripale, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve po vetëkurohen dhe po e kalojnë në shtëpi dhe nuk arrijnë të diagnostikohen nëse kanë Covid-19.

 

 

Mosha mesatare ulet sërish

Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 ka vijuar sërish të ulet. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe të përpunuara nga Monitor, deri në 28 korrik (148 jetë të humbura), mosha mesatare ishte 66.8 vjeç.

Në krahasim me përpunimin e mëparshëm, të realizuar në 14 korrik, mosha mesatare ka rënë edhe me një vit, ndërsa nga fillimet e pandemisë (12 prill-23 jetë të humbura), ka zbritur me 4.4 vjet, në një tregues që virusi po bëhet vdekje prurës edhe te moshat më të reja.

Në krahasim me Italinë, që ka një moshë mesatare të personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 prej 80 vjeç, ky tregues në Shqipëri është rreth 13 vjet më pak.

65.5% e vdekjeve janë meshkuj, që janë kategoria më e prekur nga ky infeksion, në linjë dhe me tendencat globale.

Mosha mesatare e meshkujve që kanë humbur jetën është 67.1 vjeç, me një rënie prej 0.9 vjet, në krahasim me mesin e prillit.

Ndryshimi drastik ka ardhur tek femrat. Në krahasim me fillimet e pandemisë, ka një zbritje të ndjeshme të moshës së femrave, nga 77 vjeç në 12 prill në 66.3 vjeç ditën e djeshme.

Dr.Malaj thotë se femrat në Shqipëri, ndonëse jetojnë më gjatë, kanë një barrë më të lartë sëmundjesh sesa meshkujt që në moshë të re dhe kjo bën që femrat relativisht më të reja të jenë më të brishta ndaj pasojave që shkakton Covid-19.

Grupmosha me vdekjet më të larta në vend është 60-69 vjeç, me 38% të totalit, e ndjekur nga 70-79 vjeç (24%) dhe mbi 80 vjeç me rreth 16%. Gjithsesi, ka një rritje të ndjeshme të peshës së vdekjeve nën moshën 60 vjeç, që në 28 korrik përbënte 23% të totalit, nga 8.7% në mesin e muajit prill.

Në krahasim me Italinë, situata është tërësisht e ndryshme. Ndonëse Italia ka një numër shumë më të lartë vdekjesh, mbizotërojnë moshat e mëdha. Sipas të dhënave të publikuara nga Ilsole24 ore, të përditësuara deri në 14 korrik, 85% e vdekjeve në Itali janë të grupmoshës mbi 70 vjeç, përkundrejt rreth 39% që është në Shqipëri për të njëjtën grupmoshë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...