Greqia shtyn edhe me 2 javë bllokimin e kufirit me Shqipërinë

Premte, 31 July 2020 13:39

 

Qeveria greke ka vendosur shtyrjen e memorandumit për bllokimin e kufirit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë deri në datën 14 gusht.

Sipas qeverisë greke deri në datën 14 do të lejohet kalimi vetëm për kategoritë që lejoheshin më parë, pra personat që kanë leje qëndrimi, shtetasit grekë dhe anëtarët e familjeve të tyre.

Njoftim mbi lëvizjen nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar me Greqinë:

Policia e Shtetit sqaron qytetarët se sipas njoftimit zyrtar të bërë nga autoritetet policore greke, në zbatim të vendimit të qeverisë greke, kufiri tokësor me Greqinë do të jetë i hapur vetëm nga Pikat e Kalimit Kufirit Kakavijë dhe Kapshticë.
Shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të plotësojnë online formularin PFL (Passenger Locator Form) në adresën zyrtare në linkun: https://travel.gov.gr/#/

Pas plotësimit të formularit online, secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me një barcode, të cilin do ta paraqesë para autoriteteve në pikën hyrëse të kalimit në Greqi.

Në rast se një qytetar nuk disponon konfirmimin me barcode, nuk do të lejohet të kalojë kufirin Qytetarët e vendeve të BE-së apo të vendeve të treta nuk lejohen të kalojnë kufirin.

Testimi për COVID-19 do të kryhet me përzgjedhje algoritmike dhe shtetasit që do t’i nënshtrohen testimit do të izolohen në adresën e deklaruar prej tyre deri në daljen e rezultatit. Në rast se qytetari rezulton pozitiv me COVID-19 do të karantinohet për 14 ditë në adresën e deklaruar.

Lëvizja e automjeteve të transportit të mallrave vazhdon normalisht, si në hyrje edhe në dalje, por edhe shoferët e kamionëve duhet të plotësojnë formularin online.

Ndërsa Pikat e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet dhe Qafë Botë Sarandë janë të mbyllura nga pala greke.

Në këto pika nuk lejohet as lëvizja e shtetasve dhe as e automjeteve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...