Janë aktivizuar përseri vatrat e zjarrit në Seman. Në vendngjarje zjarrfikësja e repartit Fier.
Zjarri ra ditën e djeshme rreth orës 15 : 00 dhe u vu nën kontroll gjatë natës, por përsëri pylli me pisha e shkurre është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të hëne.
Sipërfaqja nën flakë është e konsiderueshme. Vendi ku ka rënë zjarri është një pyll i dendur me pisha, në zonën e Semanit, në vendin e quajtur Godull.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha forcat dhe mjetet e repartit zjarrfikës të Fierit.
Terreni është i vështire për shkak se aty ndodhen shkurre dhe ferra të mëdha që rrezikojnë përfshirjen nga zjarri të Kurorës së Pishave në Seman.
Kjo zonë është nën flakë nga e premtja e fundit e korrikut.
Zjarri favorizohet edhe nga era e temperaturave të larta.