Erion Dasho:Në Shqipëri 500-1000 të infektuar në ditë, situata është jashtë kontrollit

Tuesday, 04 August 2020 17:46

 

Në lidhje direkte me edicionin e orës 17.00 të lajmeve në Syri, mjeku Erion Dasho, foli se si po menaxhohet situata e Covid-19 në Shqipëri, ku tha se Ministria e Shëndetësisë nuk po e menaxhon si duhet pandeminë në vend, ndërkohë që beson se numri i të infektuarve është 9 herë më i lartë .

‘Flasim për një situatë të dalë jashtë korntrolli

Unë mendoj që duhet të kalojmë sa më shpejt në përpjekje për ta trajtuar situatën e Covid në Shqipëri në 3 nivele: Mjeket e familjes; Spitalet bashkiake dhe rajonale dhe kujdesi terciar spitalet Covid 1 dhe 2.

Unë mendoj që futja e mjekut të familjes është i drejtë, edhe pse duhet të ishte bërë që në muajt prill-maj.

Unë e kam përshëndetur vendimin që të mos futej mjeku i familjes që në muajin mars, sepse nuk kishte masa mbrojtëse dhe do të ishte një gabim i pafalshëm.

Unë kam rekomanduar edhe për përdorimin e një telemjekësie në mënyrë që mjeku i familjes të kujdeset në mënyrë virtuale për pacientët pa qenë nevojë të ketë konktakt me ta.

Nuk e di nëse janë realizuar këto masa.

Di që janë bërë disa masa.

Por sërish jemi mbrapa në disa të tjera.

Mjeku i familjes duhet të luajë një rol të rëndësishëm në disa kategori të popullatës, sic janë edhe të moshuarit.

Nuk ka ende një vizion të qartë se si kjo do të mundësohet.

Faktet është që planet janë, por nuk janë zbatuar në praktikë. Pra ka munguar përkthimi në terren.

Ministria nuk po arrin të menaxhojë situatën në gusht që ka më pak viruse respiratore, mendoni se çfarë do të ndodhë në vjeshtë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti Ekspertëve uroj që të kenë mësuar nga çfarë ka ndodhur dhe të ndërmarrin masa realiste, jo propagandë.

Urgjenca mjekësore është e tejkaluar si fazë.

Nuk mund të pritet përgjigje nga kjo urgjencë.

Nuk jemi në mars sot.

Kemi 500-1000 mijë raste reale në ditë me infeksione, por Urgjenca nuk u përgjigjet dot në kohë.

Nga të cilët diagnostifikohen dhe raportohen vetëm 100.

Ndërsa në komunitet kemi 9 herë më të shumë.

Jemi dobët me azhornimin e protokollit.

Shpresat për të kontrolluar Covid-in janë te vaksina.

Deri në momentin që të kemi një vaksinë, këto janë të gjitha masat për të pasur një vdekshëmri sa më të ulët të jetë e mundur.

Vaksina e gripit ndihmon, pasi edhe kur nuk arrin të shmangësh plotësisht sëmundjen, por personat e kalojnë gripin me shenja më të lehta dhe kanë vdekshëmëri më të ulët.’

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...