Mali i Zi masa drastike për Shqipërinë dhe Kosovën, kërkohet testi Covid-19 në kufi

Premte, 07 August 2020 09:42

 

Mali i Zi ka vendosur masa drastike ndaj Shqipërisë dhe Kosovës me rastin përkeqësimit të situatës së Covid-19 në rajon. Kështu duke nisur që sot të gjithë udhëtarët nga vendi ynë dhe Kosova do të mund të kalojnë kufirin për në Malin e Zi vetëm nëse kanë një test që tregojnë se nuk janë prekur nga Covid-19.

Qeveria malazeze ka vendosur mbrëmjen e së enjtes që Shqipëria e Kosova, bashkë me 4 vende të tjera të futes në ‘listën e verdhë’ të rrezikut për Covid-19.

Qytetarët nga këto vende do të mund të udhëtojnë nëse kanë një test metodës PCR ose serologjik, jo më të vjetër se 72 orë. Test me metodën PCR, tregon nëse personi është i infektuar në atë moment, kurse testi serologjik tregon nëse personi e ka kaluar koronavirusin

Përveç Shqipërisë e Kosovës, në listën e verdhë bëjnë pjesë dhe Singapori, Libani, Izraeli dhe Bosnje e Hercegovina.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...