Situata alarmante/VOA:Numri i rasteve është pesëfishuar

Diel, 09 August 2020 20:46

 

Në Shqipëri 6 viktima të tjera nga COVD-19 u regjistruan në 24 orët e fundit, ndërsa dhe numri i rasteve të reja vijoi të ishte në kuotat më të larta.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi pasditen e së dielës se në të dy spitalet ku po trajtohen të sëmurët me koronavirus, humbi jetën një 61-vjeçar nga Tirana, një 62-vjeçar nga Durrësi, një 76-vjeçar nga Tirana, një 77-vjeçar nga Pogradeci, një 87-vjeçare nga Shkodra si dhe skulptori i njohur Arben Bajo, 53-vjeçar. Për të gjashtë nuk u njoftua të kishin pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Që nga 9 qershori, kur vendi kishtë nisur ndërkohë heqjen e masave shtrënguese, pas 3 muaji izolim, në Shqipëri janë rregjistruar mbi 160 viktima, me një tendencë në rritje veçanërisht në tre javët e fundit. E njëjta tendencë është vënë re dhe në numrin e rasteve, të cilat në këto dy muajt e fundit janë 5-fishuar dhe po rriten me ritrme më të larta. Të paktën që prej 9 ditësh, të infektuarit e rinj kanë qenë mbi 100 në ditë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 136 raste pozitive në 24 orët e fundit, të shpërndara në 20 qytete të ndryshme të vendit: 66 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 8 në Patos, 7 në Vlorë, 6 në Kavajë, nga 4 raste Kuçovë, Fier, nga 2 raste Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, nga 1 rast Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh.

Në nivele të larta mbeten edhe shtrimet në spitale, ku po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19nga të cilët 15 janë në terapi intensive, ndërsa 3 të tjerë janë të intubuar.

Në të gjithë vendin janë 2870 të prekur aktivë, nga të cilët 1589 në Tiranë, 361 në Durrës, 249 në Shkodër, 116 në Fier dhe 110 në Vlorë./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...