Ekspertët:Bashkëjetesë me Covid-19, shkollat duhen hapur

Hënë, 10 August 2020 13:16

 

Të diktuar nga pandemia e Covid-19, ka ende paqartësi për zgjidhjen që do të ndiqet për vitin e ri Arsimor edhe pse në këtë komunikim të Ministres së Arsimit u paralajmëruara se po përgatiteshin për dy variantet e mësimdhënies; në shkollë dhe online.

Ekspertët shqiptarë të Shëndetësisë janë të idesë se nxënësit, duke mos qenë shënjestër e drejtpërdrejtë e Covid-19, mund të vazhdojnë shkollën, në respektim të distancës sociale dhe respektimit të masave mbrojtëse.

Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj madje shkon edhe më tej, duke thënë se tashmë duhet të mësohemi me këtë bashkëjetesë të re. Sipas tij, problem mund të jenë klasat në qytetet e mëdha, ndërsa në zonat lokale, mësimi duhet të vijojë normalisht.

”Është vërtetuar që mësimi online është gati i pamundur për arsimin fillor. Është ndryshe në gjimnaz dhe në universitete është në situatë tjetër. Në këto kushte e gjithë bota po vërtitet në 3 rekomandime, shkolla duhet të bashkëjetojë me virusin. Sot, edhe ekonomistët edhe sociologët e rendisin shkollën para ekonomisë. S’duhet menduar më se duhet ta përballojmë këtë online. Rruga është hapja e shkollës dhe ndërmarrja e të gjithë masave, higjiena, distanca fizike dhe maska. Kjo do të thotë që bashkitë dhe drejtoritë arsimore duhet të përgatisin shkollat dhe ne nuk po dëgjojmë që të bëhet ndonjë punë për këtë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...