Si po manipulohen shifrat/Mjekja: 210 pacientë vetëm te Sanatoriumi

E mërkurë, 12 August 2020 10:33

 

Shifrat zyrtare të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë këtë të diel raportuan për 112 pacientë të konfirmuar me koronavirus në dy spitalet Covid 1 (reparti infektiv) dhe Covid 2 (Shefqet Ndroqi).

Marjeta Dervishi, nga ISHP tha se 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të tyre të intubuar. por sa të vërteta janë këto të dhëna? A po na gënjejnë me situatën e pandemisë? Deklarata e mjekes Silvana Bala, shefe e pneumologjisë tek spitali Shefqet Ndroqi për klan hedh dyshime të forta se shifrat e viktimave dhe të të shtruarve në spital po manipulohen.
Nëse zyrtarisht në dy spitale pranohet se janë 112 të shtruar, Silvana Bala tha se vetëm tek "Shefqet Ndroqi" janë 210 të shtruar, që shfaqin probleme pneumologjike dhe sipas pamjeve imazherike kanë virusin Covid në mushkëri.

Nga tamponi, shumica e pacientëve rezultojnë negativë, por virusin këta pacientë e kanë në mushkri tha mjekja, ndërsa pranon problemet e tyre me frymëmarrjen. “Është një situatë e rënduar. Unë kam këtu rreth 210 të shtruar. Vështirësia në frymëmarrje që është simptoma kryesor i këtyre rasteve, 2/3 e tyre dalin me tampon negativ sepse e kanë kaluar stadin e parë në shtëpi” ka thënë mjekja.

 

Mjekja shpjegon se virusi ështe vendosur thellë në rrugët e frymëmarrjes dhe nuk kapet nga tamponi. “Covid me test nazofaringial del në ditët e para.

Kur infeksioni zbret poshtë testi që merret në rrugët e sipërme respiratore rezulton negativ, ama pjesët e poshtme janë prekur. Është vendosur pneumonia” thotë mjekja.

Deklarata rrëzon shifrat zyrtare të raportimeve të përditshme të ISHP-së. Në këto raportime flitet për raste të reja “të konfirmuara”, pra vetëm ato pacientë që rezultojnë pozitivë përmes testit të tamponit dhe jo për gjendjen reale të situatës në spital.

Më thjesht, nëse një pacient shtrohet në spital dhe ka të gjitha simptomat e Covid, edhe nëse në pamjet e imazherisë rezulton me të gjitha shenjat e virusit në mushkëri, por del negativ me tamponin, ai nuk konsiderohet i semurë me Covid. Pikërisht për këtë mjekja Silvana Bala hodhi alarmin se gjendja në spitale është shumë më e rënduar se sa flitet zyrtarisht.

Një deklaratë të ngjashme bëri edhe infeksionisti Pëllumb Pipero pak ditë më parë, por ajo kaloi pa jehonë. Me qetësinë më të madhe, Pipero që vuri në dyshim shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, kur tha se të prekurit me covid duhet të jenë dy apo tre herë më shumë.

“Së paku duhet të ketë dhe 2-3 herë më shumë dhe për shkak të mungesës së kontakteve të cilët nuk i identifikojmë dot. Këto raste potencialisht mund ti konsiderojmë si kandidat për spital. Mjekët e familjes në koordinim me epidemiologët bëjnë të pamundurën për të menaxhuar situatën,”– tha Pipero gjatë një interviste për abcneës, duke pranuar se shifrat zyrtare janë të rreme.

Deri më tani, dyshimet për rastet e reja dhe viktimat nga Covid ishin pjesë e thashethemnajës të përditshme, por duket se këto dy deklarata hapin një çështje të rëndësishme si ajo e manipulimit me të dhënat zyrtare të pandemisë dhe me vetë trajtimin e rrezikut të koronavirusit sipas midesë dhe interesit të qeverisë.

Prej muajsh është premtuar tashhmë hapja e dy spitaleve Covid 3 dhe covid 4, por nuk dihet pse asgjë nuk është bërë./Marrë nga Lapsi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...