Varfëria tek të rinjtë, pandemia nxiti kriminalitetin

E mërkurë, 12 August 2020 14:42

 

Pandemia e Covid-19, përveç se çdo ditë po merr jetë nga ana tjetër po ”shkatërron” edhe rininë. Raporti “Rinia në Shqipëri 2020” zbulon se për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19, 49% e të rinjve të pyetur ose familjarët e tyre kanë humbur vendin e punës. Shqipëria nuk ofron shumë mundësi për të rinjtë, por pandemia ka rënduar edhe më tepër gjendjen e tyre ekonomike, duke i mbyllur dyert e punësimit dhe duke i shtyrë ata drejt kriminalitetit.

Instituti i Statistikave evidenton se vetëm 1 në 4 të rinj janë të punësuar. Kjo situatë reflektohet edhe nga vetë të rinjtë. Anketa zbulon se 92% e të rinjve nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga qeveria gjatë mbylljes së detyruar të ekonomisë, ndërsa raportohet një shtim i rasteve të dhunës në familje.

Të rinjtë janë shtyrë drejt kriminalitetit, ku 36% e të gjitha krimeve të ndodhura në vend janë kryer nga kjo grupmoshë. Rreziku është që kjo prirje të rritet, teksa 25% e të rinjve janë thuajse të braktisur, as në punë, as duke ndjekur shkollë dhe as në trajnim dhe kur 1/3 e fëmijëve jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...