×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Britani/ Shqiptarja përfiton transplantin 100 mijë dollarësh duke u hequr si greke, por ja si e pëson pas operacionit...

E Enjte, 19 Prill 2018 11:15

Mediat britanike shkruajnë për dënimin e një emigranteje shqiptare në Uells, e cila mashtroi sistemin shëndetësor anglez, duke përfituar një transplant veshke me vlerë 100 mijë dollarë.

Sipas tyre, emigrantja Fatmira Tafa, kishte shkuar në Britani në mënyrë ilegale me kamion, pasi kishte takuar një emigrant po ashtu të paligjshëm online. 

Ajo kishte përdorur një dokument identifikimi të rremë, duke u hequr si shtetase greke, shkruan "Top Channel".

Kjo mashtroi NHS (Sistemin Kombëtar Shëndetësor), në Londër, duke kryer transplantin e veshkës, me një vlerë 100 mijë dollarë që u pagua nga "NHS". Por emigrantja e pranoi vetëm kur partneri i saj u deportua dhe mbeti vetëm në Uells.

Gjykatësi Jeremy Jenkins tha: “Kostoja që ka paguar NHS është më shumë se 100 mijë dollarë. Kjo është një çështje më serioze se kaq, dhe kjo gjykatë nuk mund ta anashkalojë.

E jap këtë vendim me keqardhje dhe nuk më vjen mirë për këtë, por është vendimi i duhur për ofendimin tuaj”.

Fatmira Tafa tashmë do të vuajë një dënim prej 14 muajsh për mashtrim dhe posedim të dokumenteve false me qëllime të pahijshme./TCH/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...