Nuk ndalen përpjekjet për të ikur, aplikimet për azil të shqiptarëve, rekord në rajon

Hënë, 17 August 2020 10:07

 

Pas një rënieje të fortë në prill dhe në muaj, aplikimet për azil të shqiptarëve kanë shënuar tendencë rritëse në qershor, ndonëse me ritme shumë më të ulëta në krahasim me periudhën e para krizës së Covid-19.

Në qershor, kur rifilloi dhe hapja graduale e fluturimeve dhe udhëtimeve nga toka, rezulton nga të dhënat e Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), se kishte 394 aplikime për azil, nga të cilat 73% ishin aplikime për herë të parë dhe pjesa tjetër riaplikime. Në krahasim me muajin maj, kur kishte vetëm 90 aplikime në total, ka më shumë sesa katërfishim.

Në janar dhe në shkurt, kur situata e lëvizjeve ishte normale, mesatarisht kishte më shumë se 1000 aplikime në muaj për azil nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian, ndërsa në qershor, aplikimet arritën në gati 40% të nivelit të para krizës.

Në total, për 6 mujorin, rreth 3400 aplikime nga shqiptarët për azil, nga të cilat rreth 20% ishin aplikime. EASO thekson se niveli I riaplikimeve nga Shqipëria është I lartë, ndonëse vendi renditet ndër shtetet me normat më të larta të mospranimit, së bashku me vende si Bangladesh, Gambia, Georgia, India, Kazakhstan, Moldavia, Serbia, dhe Ukraina.

Në krahasim me 6 mujorin e një viti më parë, aplikimet kanë rënë me 72%, si rrjedhojë e bllokimit të lëvizjeve pas pandemisë së Covid-19.

Pavarësisht vështirësive për të lëvizur dhe faktit që shtetasit e Shqipërisë nuk lejohen të udhëtojnë e fluturojnë në vendet e BE-së, në qershor, aplikimet për azil nga Shqipëria (394) ishin më të larta nga të gjitha shtetet e Ballkanit. Pas nesh, renditen shtetasit e Kosovës, me 185 kërkesa për azil, të ndjekur nga Serbia (134), Bosnja (97), Maqedonia (44) dhe në fund është Mali I Zi (10 aplikime).

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...