Dëmet nga tërmeti, banorët e një pallati në Durrës në protestë, kërkojnë akt-ekspertizë të re

Tuesday, 18 August 2020 12:39

 

Banorët e një pallati në Durrës janë shprehur kundër vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Një grup prej tyre u mblodhën sot në protestë para bashkisë së Durrësit, për të ngritur problemin që i shqetëson prej muajsh. Ata kërkojnë akt-ekspertizë të thelluar nga Instituti i Ndërtimit, teksa akuzojnë se institucionet shtetërore po tallen me rastin në fjalë pasi refuzojnë ta kryejnë këtë ekspertizë.

Sipas shqetësimit që ata ngrenë, vlera prej 5 milionë lekësh të vjetra që është përcaktuar për këtë kategori dëmtimesh, është qesharake, pasi katet e poshtme të pallatit janë të shkatërruara me mure të rëna përtokë, dhe kjo shumë parash nuk iu mjafton as për të rregulluar tualetet e banesës.
“Institucionet po luajnë e po tallen me ne pafund. Në fillim pallati nga një akt-konstatim u vlerësua DS3, pastaj doli DS4 nga një akt-ekspertizë dhe i tillë figuron dhe te zyrat e Rindërtimit këtu në Durrës. Ndërkohë bashkia vazhdon duke na trajtuar DS3. Të paktën nga kati i parë deri në katin e gjashtë muret nuk janë për riparim, janë për rindërtim sepse janë të shkëputura nga kolonat. Nuk kemi siguri, aq më tepër me vlerën qesharake që na kanë lënë me 5 milionë lekë për të rregulluar dëmet”, shprehet banorja, e cila thotë se i kanë kthyer përgjigje negative për akt-ekspertizën e thelluar pasi nuk kanë më fonde.

“Ne duam të vijë ekspertiza e të shohë nivelet e dëmeve, janë edhe kolonat e dëmtuara. Ku të shkojmë me kollona të dëmtuara. Si t’i bëjmë punimet me 5 milionë lekë me të gjitha të rrëzuara përtokë?!”, thotë një banor i moshuar. “Po bëhet një ngatërresë e madhe. Nuk janë njësoj katet poshtë me ato lart. Dëmtimi ynë në katet e para është shumë i rëndë. Na kanë premtuar në muajin shkurt që do vijnë hyrje për hyrje për konstatim. Shtëpitë tona janë të rrëzuara përtokë. Me 5 milionë nuk bëj dot as riparimet e banjës. Ne kërkojmë nga ekspertët që të vijnë e të firmosin që pallati ynë është i qëndrueshëm nga ana sizmike”,- thotë ky banor.

Në kërkesën drejtuar Institutit të Ndërtimit për “Akt-ekspertizë të thelluar mbi verifikimin e subjekteve të dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019”, IN i ka kthyer këtë përgjigje: “Duhet t’i drejtoheni Bashkisë Durrës, pasi pallati juaj është vlerësuar në dëmtime të nivelit DS3 dhe ne si Institut Ndërtimi bëjmë akt-ekspertizat në çdo objekt që vjen me kërkesë nga bashkia Durrës”.
Bashkia Durrës bën me dije nga ana e saj, se do të zbatohet pikë për pikë rekomandimi nga Instituti i Ndërtimit. Aktualisht, tani është faza që do hartohet projekt-preventivi për ambientet e përbashkëta që do riparohen nga shteti në bazë të ekspertizës të Institutit të Ndërtimit; çka do të thotë se pallati ka nevojë për përforcime dhe do ndiqen të gjitha procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, përfshirë udhëzimet e dhëna në VKM 26, e datës 15.1.2020.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...