Karantinë e detyruar për shqiptarët që do të udhëtojnë në Zvicër

E mërkurë, 19 August 2020 12:33

 

Zvicra shton Shqipërinë në vendet me karantinë të detyrueshme, nëse hyn në territorin e saj. Qeveria zvicerane ka përditësuar listën e vendeve, ardhja nga të cilat do ketë karantinë të detyruar në këtë shtet prej 20 gushtit. Bie në sy se listës i është hequr Serbia, por i është shtuar Shqipëria dhe Kosova, si vende me rrezikshmëri të lartë. Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë një listë me vendet me risk të lartë të COVID-19.

Për të hyrë në Zvicër nuk mjafton testi negativ i COVID-19, por duhet një karantinë 10- ditore, dhe duhet njoftuar brenda 2 ditësh, mbërritja në kantonin përkatës, ose në të kundërt karantina do të jetë e plotë 2 javore. Në rast se personat në fjalë nuk karantinohen atëherë gjoba do të jetë 10 mijë franga. Mes vendeve për të cilat bëhet fjalë është Shqipëria dhe Kosova, që do të thotë se nga data 20 gusht, hyn në fuqi edhe regjimi i ri.

Ka dhe një kusht tjetër në këtë karantinë, ajo nuk përfshin pasagjerët që kanë kaluar tranzit në vendet e publikuara në listë dhe nuk kanë qëndruar më shumë se 24 orë në vendet e rrezikuara, por nëse kanë qenë në 14 ditët e fundit në një nga vendet të cilat Zvicra i quan me risk të lartë të koronavirusit, atëherë qytetarët shkojnë në karantinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...