Një lëkundje tërmeti është regjistruar sot në Durrës. Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.15 të shkallës rihter, ndërsa epiqendër afër fshatit Hamallaj.
Siç raportojnë banorët e zonës lëkundjet kanë qenë të forta.
Kujtojmë se vendi ynë përgjatë këtij viti është përballur me disa tërmete, ku më i fuqishmi ishte ai i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.